1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Berlini këmbëngul për marrjen e Timoshenkos

Gjermania ka shtuar presionin ndaj Ukrainës për të liruar ish-kryeministren Julia Timoshenko. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle përsëriti në Kiev, ofertën për t’i dhënë ndihmë mjekësore në Berlin.

Ukraine Demonstration für Julia Timoschenko in Kiew

Julia Timoschenko

Një nga qëllimet e vizitës së ministrit të jashtëm gjerman në kryeqytetin e Ukrainës Kiev ishte edhe fati i ish-kryeministres Julia Timoshenko. Përpara udhëtimit të tij kishte spekulime se ai do të kthehej në Berlin me Timoshenkon. Gjermania prej muajsh ka ofruar që të marrë përsipër trajtimin e saj mjekësor, pas problemeve shëndetësore të shfaqura në shtyllën kurrizore gjatë burgimit të saj.

Spekulimet u shtuan edhe pas deklaratës së presidentit gjerman Joachim Gauck:"Unë besoj se nga Ukraina do të shikojmë disa veprime që do të na pëlqejnë", tha Gauck pas bisedës që zhvillloi me kolegun e tij ukrainas Viktor Janukoviç në Krakovë të Polonisë. Një zëdhënës tha për DW se Gauck kishte kërkuar për zgjidhje për çështjen e Timoshenkos.

Timoshenko kusht për në BE

Deklarata e ministrit të Jashtëm gjerman rrit presionin mbi Janukoviçin. Shefi i diplomacisë gjermane zhvilloi bisedime për këtë çështje edhe në muajin qershor në Kiev. Ministri i Jashtëm ukrainas Leonid Kozhara tha se zgjidhja e çështjes së Timoshekons do të gjendej vetëm brenda kuadrit ligjor të Ukrainës. Ai kishte përsëritur më parë se ligji ndalonte trajtimin mjekësor jashtë kufijve të vendit për të burgosurit.

Julia Timoschenko Ukraine Archivbild 2010

Julia Timoschenko

Në këtë këndvështrim, loja e pokerit për lideren e opozitës ka hyrë në një fazë tjetër. Lirimi i Timoshenkos është bërë një nga kushtet kryesore të BE për nënshkrimin e marrveshjes së associmit me Ukrainën. Marrveshja ka dy vjet që rri e ngrirë për shkak të burgosjes së Timoshenkos. Të dyja palët kanë si qëllim të nënshkruajnë marrveshjen në samitin e BE "Partneriteti me Lindjen" në fund të muajit nëntor në Vilnius të Lituanisë.

Timoshenko ndodhet në qeli prej pak më shumë se dy vitesh. 52 vjeçarja u dënua me shtatë vite burgim pas nje procesi të kritikuar nga vendet perëndimore dhe komuniteti ndërkombëtar. Ajo u akuzua për tejkalim të kompetencave të saj si kryeministre duke nënshkruar marrveshjen e gazit në vitin 2009 me Rusinë. Timoshenko nuk pranoi akuzat dhe tha se ato ishin të motivuara politikisht. Ajo mbahet në një spital në Kharkov ku mjekët gjermanë shkojnë dhe e vizitojnë rregullisht.

Janukoviç nën presion

Ndërkohë presioni i publikut mbi presidentin Janukoviç rritet nga dita në ditë. Disa institucione ndërkombëtare i kanë berë letra atij që të falë Timoshenkon, por edhe opozita ukrainase në parlament ka mbledhur firma për faljen e saj. Edhe ish presidenti Leonid Kutshma ka folur në favor të lejimit të udhëtimit të Timoshenkos drejt Gjermanisë.

Janukoviç duket se nuk është prekur aspak nga presioni i jashtëm. Ai ka deklaruar se duhet të gjykohen të gjitha akuzat e ngritura ndaj saj. Ndaj saj është duke vazhduar edhe një proces për evazion fiskal. Anna Herman, deputete e partisë në pushtet Partia e Rajoneve dhe e besuar e Janukoviç, ka thënë se ai nuk do të marrë një vendim nën presion për faljen e Timoshenkos dhe nuk do ta falë atë para samitit të nëntorit.