1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Berlini dhe Brukseli u bënë thirrje udhëheqësve në Teheran që të sqarojnë akuzat për manipulime në zgjedhje

Zgjedhjet në Iran nuk ishin të motivuara në aspektin e politikës së jashtme, por në aspektin e politikës ekonomike e në këtë pikë Ahmadinexhadi ka dështuar në mënyrë të vajtueshme.

Mbeshtetese e kadidatit per president ne Iran Musavi

Merkel: Udhëheqja iraniane duhet të garantojë lirinë e demonstrimit dhe transparencë në rezultatin e zgjedhjeve

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së të mbledhur në Luksemburg dënuan ndërhyrjen me dhunë dhe arrestimet e bëra gjatë demonstratave në Iran pas zgjedhjeve presidenciale. Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së theksuan njëkohësisht dëshirën për një dialog politik me udhëheqjen në Teheran. BE-ja shpreson gjithashtu për rifillimin e bisedimeve lidhur me programin e diskutueshëm atomik të Iranit. Kryediplomati i BE-së, Javier Solana tha: «Unë jam shumë i shqetësuar prej pamjeve të fundit nga Teherani dhe shpresoj shumë, që tek e fundit do të respektohet vullneti i popullit. Ne duam të kemi marrëdhënie solide me Teheranin. Irani është një vend i rëndësishëm dhe së bashku kemi shumë punë të rëndësishme për të bërë."


Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, e quajti të papranueshme ndërhyrjen e forcave iraniane të rendit kundër demonstruesve dhe gazetarëve të huaj. Kancelarja Angela Merkel dënoi valën e arrestimeve gjatë demonstratave në Iran. Ajo theksoi në Berlin, se qeveria gjermane është e shqetësuar për gjendjen ne Teheran. Udhëheqja iraniane duhet të garantojë lirinë e demonstrimit, tha kancelarja duke bërë thirrje njëkohësisht për "transparencë" në rezultatin e zgjedhjeve.


Kryeministri i Britanisë së Madhe, Gordon Brown, u prononcua lidhur me zhvillimet në Iran duke nënvizuar: "Irani është një komb i pavarur dhe meriton respektin tonë dhe populli i Iranit është një popull krenar që meriton demokracinë. Për këtë arsye regjimi duhet t' i shqyrtojë me seriozitet çështjet e parashtruara lidhur me ecurinë e zgjedhjeve në Iran. Mënyra se si regjimi reagon ndaj së drejtës legjitime të protetstës do të ketë pasoja në të ardhmen në marrëdhëniet e Iranit me botën."


Lidhur me protetstat në Iran deputeti me origjinë iraniane i Partisë Ekologjike Gjermane, Omid Nouripour, theksoi në televizionin gjerman ZDF: "Pushteti shtetëror në Iran nuk është unik. Ekzistojnë palë të ndryshme dhe fraksione të ndryshme, që e luftojnë njëri-tjetrin. Tani kemi të bëjmë me një situatë, që Ahmedinexhadi i mbështetur tek forcat mbikqyrëse të revolucionit dhe natyrisht edhe me mbështetjen e udhëheqësit të revolucionit Khameni pretendon, se ka fituar. Zgjedhjet në Iran nuk ishin të motivuara në aspektin e politikës së jashtme, por në aspektin e politikës ekonomike e në këtë pikë ai ka dështuar në mënyrë të vajtueshme. Për këtë arsye njerëzit në Iran kanë zgjedhur një tjetër dhe kësisoj ai nuk mund ta pranojë këtë, pala e qeverisë nuk mund ta pranojë këtë e si rrjedhojë ajo kundërpërgjigjet ashpër. E gjitha kjo nuk ka të bëjë shumë me Obamën dhe me programin bërthamor të Iranit, por natyrisht që kjo ka pasoja të mëdha ndaj çështjes, se a mund të zhvillojmë ne një dialog të arësyeshëm me Iranin dhe a mundemi ne ta zgjidhim këtë konflikt apo jo."

Organizata e të Drejtave të Njeriut Amnesty International e dënoi ndërhyrjen e dhunshme të forcave iraniane të rendit. Duhet të hetohen "skenat shokuese të dhunës" kërkoi kjo organizatë.

Autor: Vilma Filaj-Ballvora/DW/ZDF
Redaktoi: Pandeli Pani

  • Data 16.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IAZL
  • Data 16.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IAZL