1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Berlin, strehë për vajzat e abuzuara në familje

Vajzat që largohen nga shtëpia për shkak të zakoneve të rënda në familje gjejnë një strehë në Berlin. Ndryshimi i zakoneve është thuajse mision i pamundur, ndaj zgjedhja më e mirë për shumë vajza është largimi.

Foto: Einrichtung Papatya. Vollständiger Name des Zulieferers: Eva Kultus, Leiterin Papatya ***Das Logo/Plakat/Poster darf nur in Zusammenhang mit einer Berichterstattung über die Institution verwendet werden ***

Plakat Poster Logo Sibel-Papatya

Eva, një grua rreth të 50-ave, këmbëngul që mbiemri i saj të mos bëhet publik për shkaqe sigurie. Ajo është drejtoresha e Papatya, një organizatë ndërkombëtare që u ofron strehim grave të reja dhe vajzave emigrante të abuzuara.

Në Gjermani, Papatya ndihmon më shumë femra nga Turqia, Kurdistani dhe Arabia, të cilat përballen me dhunën që lidhet me nderin e familjes. Në Francë, Papatya ndihmon vajza të reja me prejardhje nga Afrika e Veriut, ndërkohë në Britaninë e Madhe pjesa më e madhe e vajzave janë nga Pakistani.

Eva thotë se pranë organizatës së saj vijnë shumë vajza. Javën e shkuar një vajzë nga Gjermania Perëndimore erdhi në strehë. Atë e kishin fejuar prindërit pa dëshirë. Ata e kishin mbyllur në shtëpi dhe abuzonin me të. "Ashtu si trajtohej Frankly, mund të quhet pa frikë torturë. Familja i kishte thënë se nëse nuk martohej me djalin që ata i kishin gjetur do ta vrisnin. Në këtë moment ajo vendosi të thotë: "Mjaft!", rrëfen Eva.

Vajza mësoi për Papatya-n përmes punonjësit social në shkollën e saj. Por kjo vajzë dhe 65 të tjerat që ndodhen në qendrën e organizatës në Berlin janë pjesa më e vogël. Eva thekson se pjesa më e madhe e vajzave turke apo arabe nuk lejohen ta kontaktojnë organizatën e saj.

Iran, Protest

Protest kundër vrasje për nder në Iran

Berlini, shembull që duhet ndjekur

Eva kujton në veçanti një vajzë nga Iraku, e cila e kishte kontaktuar me anë të email-it. Ajo jetonte prej vitesh me familjen e saj në Gjermani, por u dërgua mënjëherë në Irak, sepse refuzoi të martohej me burrin që i kishte gjetur familja. Ajo kërkonte dëshpërimisht të kthehej në Gjermani. Vajza kishte pasaportë gjermane, por familja ia kishte marrë sapo kishte mbërritur në Irak. "Në këtë rast ne kërkuam ndihmën e ambasadës gjermane në Irak. Ata i dhanë asaj një pasaportë të re e madje i paguan edhe biletën e kthimit", thotë Eva.

Vajza u soll në një nga shtëpitë e organizatës Papatya në Berlin. Papatya bashkëpunon edhe me organizata që mbrojnë fëmijët dhe konisderohet si organizata lider në shërbimet ndaj vajzave emigrante dhe të rinjve. Në një konferencë për shtyp disa ditë më parë ata prezantuan një linjë telefonike në arabisht dhe turqisht që shërben për t'u ardhur në ndihmë vajzave të reja. Anëtarja e Senatit të Berlinit Sandra Scheeres thotë se qyteti është përpjekur të krijojë një rrjet sa më të mirë shërbimesh për t'i ndihmuar femrat e abuzuara. "Berlini është duke bërë një punë të mirë në këtë drejtim dhe qytete të tjera janë duke na marrë si shembull", shton ajo.

Luftë kundër zakoneve të vjetra

Por Eva thotë se linja telefonike dhe strehimi janë zgjidhje afatshkurtra. Procesi i ndihmës duhet të fillojë në një fazë shumë më të hershme, atëherë kur formohet personaliteti i këtyre vajzave. Ato duhet të jenë në gjendie të vendosin vetë për fatin e tyre.

Një vajzë e shkolluar, që ka jetuar vetëm për disa kohë, është në gjendie të ecë me këmbët e saj, thotë Eva. Nëse ajo më pas vendos të kthehet në gjirin e familjes për shkak të kushteve të ndryshme, ata do të shohin një vajzë më të fortë dhe me më shumë besim tek vetja dhe nuk do të ushtrojnë presion.

Por sipas Evës, suksesi më i madh është kur vajzat vendosin të mos kthehen tek familja abuzuese. Një vendim të tillë e marrin pothuajse gjysma e vajzave që shkojnë pranë Papatya-s. Pjesa tjetër pas disa javësh qëndrimi tentojnë ta bindin veten se familjet e tyre kanë ndryshuar sjellje dhe kthehen sërish. Por sipas informacionve të organizatës, mbi to rinis abuzimi dhe dhuna.

Iran, Protest

Protest kundër vrasje për nder në Iran

Skenari më i keq i mundshëm

Në disa raste mund të rrezikohet edhe jeta e vajzave. Eva dhe zyra e Berlinit kanë përjetuar edhe të ashtuquajturën vrasje për nder. "Prindërit e një 15 vjeçarje na premtuan se nuk do ta detyronin vajzën të martohej me kushëririn e saj dhe nënshkruan edhe një kontratë me Agjencinë e Mbrojtjes së Fëmijëve, thotë Eva. Pas katër javësh kthim në familje organizata humbi lidhjet me vajzën, pasi familja e çoi në Turqi për t'u martuar me kushëririn që abuzonte me të. Ajo u kthye sërish në Gjermani dhe u divorsua nga burri saj. Kur vajza lidhi jetën e saj me një tjetër mashkull ish-burri i saj e vrau. Papatya ka pasur sukses në anulimin e disa martesave të padëshiruara, por të ndryshosh zakonet e njerëzve është thuajse një mision i pamundur.