1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Berlin: Qeveria zgjat mandatin e Bundeswehrit në Kosovë

Prej 15 vjetësh në Kosovë është prezent trupa mbrojtëse NATO-s. Këtë të mërkurë (14.05) kabineti federal miratoi zgjatjen e mëtejshme të qëndrimit të Bundeswehrit në këtë shtet të ri të Ballkanit.

default

Trupat e Bundeswehrit në Kosovë

Angazhimi i Bundeswehrit jashtë vendit, në Kosovë, në bregdetin libanez dhe në Mali do të vazhdojë edhe më tej. Këtë vendim e mori qeveria federale në Berlin këtë të mërkurë(14.05). Kabineti ka vendosur zgjatjen e të treja mandateve edhe me nga një vit në secilin mision, thuhet në qarqet qeveritare. Vendimi përfundimtar do të merret brenda disa javësh në Bundestag. Në qershor të vitit 1999, pas tërheqjes së ushtrisë serbe nga Kosova, ishin rreth 50.000 ushtarë të vendeve anëtare të NATO-s dhe Aleancës që u stacionuan aty, por më pas kjo trupë u reduktua në rreth 5500 ushtarë gjithsej. Arsyeja e misionit të KFOR-it është Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e 10 qershorit 1999. Bundeswehri iu bashkangjit trupës së KFOR-it qysh në ditën e parë të saj. Mandati i tyre u zgjat së fundmi në qershor të 2013. Aktualisht në Kosovë janë rreth 700 trupa nga Bundeswehri si pjesë e trupës së NATO-s për paqe, komandat i saj aktualisht është Koloneli Josef Antonius Jünemann.

Në Mali pjesëmarrja e Gjermanisë do të vazhdojë si më parë në kuadër të misionit të ashtuquajtur Minusma të Kombeve të Bashkuara. Kabineti i dha dritën e gjelbër edhe zgjatjes së dislokimit të trupës së marinës ushtarake në kuadër të misionit të Kombeve të Bashkuara në bregdetin libanez. Rreth 170 ushtarë të Bundeswehrit ndihmojnë aty para së gjithash në trajnimin e ushtarëve të marinës ushtarake libaneze. Misioni i Bundeswehrit nisi aty pas përfundimit të luftës mes Izraelit dhe Libanit në 2006 dhe ishte baza kryesore për një armëpushim mes të dyja vendeve.

dpa, rtr/Mimoza Kelmendi