1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Berisha: fitorja e Merkelit, fitore për mbarë Evropën

Kryeministri Sali Berisha përshëndeti fitoren e Angela Merkelit në zgjedhjet parlamentare. Berisha e përshkroi si shpresëdhënëse këtë fitore.

default

Angela Merkel dhe Sali Berisha

Kryeministri Sali Berisha shprehu mirënjohje të thellë ndaj kancelares Merkel, qeverisë dhe kombit gjerman, "për ndihmën jashtëzakonisht të çmuar që ka dhënë për Shqipërinë dhe shqiptarët gjatë këtyre viteve". Sipas shefit të qeverisë shqiptare, "ndihma direkte gjermane është shkrirë në qindra projekte në të katër anët e vendit dhe nevojat bazë të qytetarëve shqiptarë. Tipari më dallues i këtyre projekteve ka qenë efiçenca e plotë dhe suksesi i realizimit të tyre", theksoi Berisha.

Kryeministri ka marrë si shembull miratimin nga qeveria gjermane të rreth 90 milion eurove si projekte zhvilluese në Shqipëri për periudhën 2009 - 2010. "Dua të falënderojë kancelaren për vendimin e saj për të dyfishuar ndihmat për Shqipërinë dhe të garantojë se do të bëjmë çdo përpjekje për përdorim sa më efiçent të tyre", deklaroi ai.

Për kryeministrin Sali Berisha fitorja e së dielës e kancelares Angela Merkel, ishte "shpresëdhënëse jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për mbarë Evropën. Pasi kombi gjerman votoi për reformat jetike dhe përcaktuese për mbarë ekonominë evropiane".

Nga bashkëpunimi mes dy vendeve qysh nga viti 1988 e deri më sot, Gjermania ka akorduar për projekte bilaterale dhe në kuadër të BE-së, një ndihmë prej më tepër se 800 milion euro për Shqipërinë. Duke u nisur nga numri i popullatës, Shqipëria renditet në vendin e parë në botë për nivelin e ndihmës për frymë që ka përfituar nga Gjermania.

Autor: Arben Muka

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 29.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JtdB
  • Data 29.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JtdB