1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Berisha dorëzon dorëheqjen si kryeministër në presidencë

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, që e pranoi dorëheqjen të hënën pasdite, pritet që shumë shpejt të dekretojë qeverinë e re të majtë të kryeministrit Edi Rama.

default

Pasi mori pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë, që e bashkëthemeloi rreth 23 vjet më parë, për herë të parë pas tetë viteve jo si drejtues, por në tryezë bashkë me deputetët e tjerë, Sali Berisha bëri të hënën pasdite dhe aktin e fundit si kreu i ekzekutivit. Në një takim të shkurtër në zyrën e Presidentit të Republikës ai kërkoi dorëheqjen, për t'i hapur rrugë qeverisjes së fituesve të zgjedhjeve të përgjithshme, Partisë socialiste të Edi Ramës.

Presidenti Nishani, pasi e ka shoqëruar deri në dalje të ndërtesës ish eprorin e tij, nxori menjëherë një njoftim zyrtar, ku binte në sy vlerësimi për ish kryeministrin Sali Berisha. Presidenti "vlerësoi rolin politik dhe kontributin personal të zotit Berisha dhe të qeverive, që ka kryesuar në ndërmarrjen e reformave institucionale, politike dhe ekonomike. Në arritje të tilla, si anëtarësimin e vendit në NATO, pavarësinë e Kosovës dhe shtimin e njohjeve të saj, liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë, realizimin e projektit TAP, investimet në infrastrukturë, etj.

Po pak orë para mbledhjes së seancës plenare të parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013 Partia Demokratike, tashmë si partia më e madhe e opozitës, ka përcaktuar Edi Palokën si kryetar të grupit të deputetëve të saj dhe Edmond Spahon si nënkryetar të parlamentit. Ndërsa mazhoranca prej javësh ka zyrtarizuar Ilir Metën, kreun e Lëvizjes Socilaiste për Integrim si kryetar të parlamentit, ndërkohë që kryetar i grupit të deputëtëve socialistë do të jetë Gramoz Ruçi, një eksponenet kryesor i forcës më të madhe politike në vend.