1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

‘Beogradi t’i eleminojë përfundimisht strukturat ilegale në Veri’

Në një intervistë të botuar në numrin e sotëm të gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung, ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj beson se është historike marrëveshja e arritur së fundi mes kosovarëve dhe serbëve.

“Është fjala për një marrëveshje historike paqeje midis Kosovës dhe Serbisë në fund të një konflikti shekullor, që shkaktoi një luftë në vitin 1999. Kurrë më parë Kosova dhe Serbia nuk kanë nënshkruar një marrëveshje”, shprehet ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj Në një intervistë të botuar në numrin e sotëm të gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Hoxhaj është i bindur se shumica e njerëzve në Veri të Kosovës dëshirojnë një normalizim të gjendjes. “Vetëm disa qarqe në Beograd rreth zotit Koshtunica si dhe dora e tyre e zgjatur në Mitrovicë janë kundër një Serbie evropiane dhe një Kosove evropiane. Ne u bëmë pjesë e dialogut të drejtuar nga BE, sepse besojmë se normalizimi i gjendjes në veri mund të jetë rrjedhojë vetëm e një dialogu. Si rezultat të këtij dialogu ne tani kemi marrëveshjen. Kosova, Serbia dhe BE duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet për ta vënë në jetë këtë dialog, dhe t'ia bëjnë të qarta atyre forcave jo kaq të shumta në veri përparësitë e marrëveshjes. Beogradi duhet t'i eleminojë tani përfundimisht strukturat ilegale në veri, financimin e policisë dhe të shërbimit të fshehtë. Ndërsa shtetet perëndimore duhet të ushtrojnë presion ndaj politikanëve si Koshtunica,“ i tha ministri i Jashtëm i Kosovës gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Autor: FAZ (aud)