1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Beogradi nuk ka nën kontroll veriun e Kosovës

Referendumi në veri të Kosovës ndoshta nuk do të ketë pasoja ligjore për Serbinë, siç thekson qeveria serbe, por po bëhet e qartë se Bogradi nuk i ka nën kontroll politikanët dhe elitën politike në veri të Kosovës.

Referendum në veri të Kosovës

Referendum në veri të Kosovës

Referendumi në veri të Kosovës ndoshta nuk do të ketë pasoja ligjore për Serbinë, siç thekson qeveria serbe, por po bëhet e qartë se Bogradi nuk kontrollon politikanët dhe elitën politike në veri të Kosovës.

Referendumi i serbëve në veri të Kosovës nuk do të ketë asnjë pasojë ligjore, thotë për Deutsche Wellen Dragan Popovic, drejtori i qendrës për politikë praktike. Por ai do të ketë në rradhë të parë pasoja politike dhe para kësaj nuk duhet të mbyllin sytë as Beogradi dhe as bashkësia ndërkombëtare, thekson Popovic. „Ai me siguri nuk do të ketë aq pasoja politike për Serbinë, siç thekson qeveria e Serbisë, për shkak se qeveria është distancuar nga referendumi, por mund të ketë pasoja në atë kuptim, që të bëhet e qartë se Serbia nuk ka nën kontroll politikanët dhe elitën politike në veri të Kosovës dhe tani veriu i Kosovës po bëhet ngadalë faktor politik, i cili është shumë i paparashikueshëm, shumë jokooperativ dhe unë thjesht kam frikë nga ky skenar.“

Referendum në veri të Kosovës

Referendum në veri të Kosovës

Problem për dialogun Beograd-Prishtinë

Rezultati i këtij referendumi është pritur dhe unë mendoj se ai është më shumë një prishje e serbëve të veriut të Kosovës me Beogradin zyrtar, vlerëson për DW Jelena Milic, drejtore e qendrës për studime Euroatlantike. Duke patur parasysh se qeveria e Serbisë është diferencuar nga ky veprim, mendoj se ai nuk do të ndikojë shumë në statusin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Problem mund të krijohet, kur është fjala për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, thotë Jelena Milic. „Mbetet tani të shtrohet pyetja e madhe, sa do të jetë në gjendje Serbia të zbatojë atë që është rënë dakord me Prishtinën në procesin e dialogut, nëse realizimi i saj në këtë apo atë mënyrë varet nga serbët në veri të Kosovës.“

Përgjegjësia historike e veriut të Kosovës

Pas referendumit, mendoj se tani do të jetë nevoja për një gjest më energjik, si nga ana e bashkësisë perëndimore ndërkombëtare, ashtu edhe nga Beogradi, thotë Jelena Milic. Gjithashtu serbët nga veri i Kosovës duhet të shfrytëzojnë tani mundësinë për të hequr nga vetja stigmën e kriminalitetit, thotë Milic: „Dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që të lejojë misionin EULEx të zbatojë sundimin e ligjit në të gjithë veriun. E nga ana tjetër të kuptojnë përgjegjësinë historike jo para Beogradit, por para vetes dhe të shqyrtojnë se cilat janë mundësitë maksimale të asaj, që Beogradi mund të bëjë realisht dhe të mos e pengojë që eventualisht të ulet në tryezën e bisedimeve dhe që të tërheqin disa lloj lidhjesh institucionale në nivelin komunal dhe mekanizma ndërlidhëse ndërmjet komunave. Në pjesën më të madhe kjo është e gjitha që ekziston në planin e Ahtisarit, por edhe këtu nuk duhen ushqyer shumë shpresa. Perëndimi në Ballkan ka frikë nga një zgjidhje e pasuksesshme e kjo është Dejtoni, dhe mendoj se do të druhet prej çfarëdo zgjidhjeje, e cila do të mund të çonte në mosfunksionimin e Kosovës.“

Referendum në veri të Kosovës

Referendum në veri të Kosovës

Farsë politike

"Perëndimi për mendimin tim do t' injorojë krejtësisht rezultatet e këtij referendumi, sepse është fjala për një referendum, që është zhvilluar pa asnjë kontroll", thotë Popovic.

„Ne nuk dimë, as sa njërëz kanë dalë, nuk dimë, nëse kanë dalë me vullnet të lirë. Të gjithë e dimë se në veri të Kosovës ka shumë struktura, që dinë t'u fusin frikën njerëzve. Prandaj mendoj se askush serioz nuk do ta trajtojë si shprehje të vullnetit të qytetarëve. Kjo nuk është shprehje e vullnetit të qytetarëve, kjo është farsë në regji të politikanëve me pushtet në veri të Kosovës dhe prandaj pres, që kështu të trajtohet nga të gjitha anët.“ Referendumi tani i ndaj serbët në veri të Ibrit nga ata në jug të tij, vlerëson Dragan Popovic. Kjo mund të jetë mundësia e vetme, që serbët në jug të Ibrit të hyjnë në bisedime disi më serioze me Prishtinën, e cila do të mund të shfrytëzonte situatën për t'u ofruar provilegje serioze dhe në këtë mënyrë të tregojë kapacitetin e saj demokratik.

Autor: Ivica Petrovic/ Angelina Verbica

Redaktoi: Aida  Cama

DW.COM