1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Beogradi hesht për Osetinë Jugore e Abkazinë

Njohja prej Rusisë e Osetisë dhe Abkazisë e ka sjellë Serbinë në një gjendje të rëndë. Nëse e njeh integritetin e Gjeorgjisë, prish raportet me Moskën. Nëse e njeh pavarësinë e tyre, rrënon pozicionet ndaj Ksoovës.

Ministria e jashtme e Serbisë

Ministria e jashtme e Serbisë

Taktika e tanishme e Beogradit është heshtja. Me vëmendje po përcillen të gjitha zhvillimet dhe reagimet ndaj njohjes ruse të pavarësisë së Osetisë Jugore dhe Abklazisë, por ende nuk ka reagime të qarta zyrtare për mbështetjen apo jo të Moskës zyrtare, e cila tërë kohën e ka mbështetur Serbinë dhe qëndrimet e saja Kosovës. Ministria e jashtme e Serbisë ka lëshuar një kumtesë shumë të kujdesshme, ku thuhet se Serbia ka paralajmëruar për rrezikun që Kosova të jetë një rast precedent. Në kumtesë thuhet se Beogradi e respekton të drejtën ndërkombëtare dhe integritetin territorial të shteteve të pavarura dhe ndërkombëtarisht të njohura.

Ekspertët serbë e cilësojnë këtë kumtesë si korrekte, për faktin se Serbia synon ruajtjen e raproteve të mira me Rusinë, ndërkohë që synon edhe anëtarësimin në BE. Cështja e përcaktimit është shumë delikate, thotë për Dojçe Velen, Bratislav Grubačić:

„Qëndrimi serb është shumë parimor, përsa i përket ruajtjes së integritetit të të gjitha shteteve. Mendoj se qeveria serbe pret që Rusia të ketë mirëkuptim ndaj qëndrimit të saj, për shkak të situatës me Kosovën."

Rusia në këtë moment ka zgjedhur rrugën e realizimit të interesave të saja strategjike. Kjo na radhë të parë ka të bëjë me raportet ndaj ish - republikave sovjetike dhe vendet që kufizohen me Rusinë, thotë Grubaciç.

„Kjo nuk do të thotë se Rusia do të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës, por me siguri që argumentet e saja do të humbin fuqinë e deritanishme. Në fund, Kosova është në radhë të parë çështje e Serbisë dhe shumë më pak e Rusisë."

Në Beograd mendohet se njohja e republikave të Gjeogjisë mund ta hedhë çështjen e Kosovës në rend të dytë. Grubaciç mendon se mund të pritet që edhe vendet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës në të ardhmen të kenë më shumë mirëkuptim ndaj qëndrimeve të Serbisë.

„Eshtë e sigurt që Serbia do të përfitojë nga momenti dhe se në të ardhmen Kosovën do ta njohin shumë pak vende të tjera, për shkak të gjendjes së komplikuar. Njohje masive me siguri që nuk do të ketë para seancës së Asamblesë së Përgjithëshme të OKB, ku do të trajtohet edhe projektrezoluta jonë, që shpallja e pavarësisë të nxirret para Gjykatës Ndërkombëtare."

  • Data 27.08.2008
  • Autor Ivica Petrovic
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F5tF
  • Data 27.08.2008
  • Autor Ivica Petrovic
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F5tF