1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Beogradi dhe Prishtina kanë ndryshuar vetëm retorikën

Marina Maksoviq/Bahri Cani9 Maj 2013

Beogradi dhe Prishtina s'po merren vesh për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve. Bisedimet "teknike" të delegacioneve përkatse dështuan për herë të dytë. Takimi tjetër në nivel kryeministrash.

https://p.dw.com/p/18Uui
Pamje nga bisedimet në Bruksel që sollën Marrëveshjen mes Prishtinës dhe BeograditFotografi: DW/Marina Maksimovic

Pala serbe ka refuzuar planin e paraqitur me 26 prill për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, me shpjegimin se "ai është në dëm të serbëve". Ndërsa pala kosovare e ka hedhur poshtë planin e paraqitur me 8 maj, për integrimin e strukturave paralele serbe. Serbia ka kërkuar që kompetencat dhe përgjegjësitë të kalojnë në duart e asociacionit të ardhshëm të komunave me shumicë serbe, "si përgjegjësit kryesor për bashkësinë etnike serbe në Kosovë". Ndërsa pala kosovare ka kërkuar që përgjegjësitë kryesore të mbeten tek institucionet në Prishtinë. Pas këtyre mosmarrëveshjeve janë ndërprerë bisedimet mes delegacioneve.

„Delegacioni shqiptar i ka lëshuar negociatat dhe nuk do të kthehet në bisedime", theksoi Marko Gjuriq, këshilltar i presidentit të Serbisë Tomisllav Nikoliq. Gjuriq tha se ata i kanë bërë thirrje palës shqiptare që të kthehet në tavolinën e bisedimeve dhe të hartojnë së bashku planin për implementimin e marrëveshjes, e cila do të sigurojë ekzistencën dhe mbetjen e serbëve në Kosovë.

Shuarja dhe formimi i institucioneve të serbëve në Kosovë

Hajredin-Kuqi-PDK
Hajredin-Kuqi, ministri i Drejtësisë së KosovësFotografi: DW

Burimet e informuara mirë lidhur me bisedimet mes delegacioneve të Serbisë dhe Kosovës thonë se marrëveshja e arritur mes kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, më 19 prill paraqet vetëm "një kornizë", ndaj bisedimet për zbatimin e saj janë një sfidë edhe më e madhe. Sfidat janë kaq të mëdha, sa që vështirë se mund të zgjidhen përmes bisedimeve teknike. Delegacioni i Beogradit ka kërkuar që të hapet edhe çështja e pasurive të serbëve në Kosovë, e pozitës së Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe pjesëmarrjes së përfaqësuesve të serbëve në institucionet qendrore të Kosovës. Ndërsa Hajredin Kuçi ishte i mendimit se duhet të bisedohet për energjetikën, telekomunikacionin dhe tema të tjera të rëndësishme për tërë vendin.

Probleme serioze ka edhe rreth sinkronizimit të obligimit të Serbisë që të shuajë institucionet paralele në veri dhe Prishtinës për krijimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet. Kuçi tha se këto gjëra dalin jashtë mandatit të tij dhe se për këto tema duhet të takohen dhe të bisedojnë kryeministrat me 21 maj.

Takimi i ri Daçiq - Thaçi

EU Außenpolitik Ashton, Dacic und Thaci in Brüssel OVERLAY
Shefja e diplomacisë europiane Catherine Ashton, me kryeministrat Daçiq dhe Thaçi në BrukselFotografi: picture-alliance/AP

Prishtina dhe Beograd insistojnë që bisedimet për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit nuk kanë ndonjë alternativë tjetër më të mirë. Por koha po kalon, sepse vendet anëtare të Bashkimit Evropian presin rezultate konkrete në zbatimin e dokumentit që mundëson fillimin e nomralizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, para se të vendosin që Serbisë t'i jepet data e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE. Jozyrtarisht merret vesh se Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi janë njoftuar për vazhdimin e dialogut.