1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

Benazir Buto nën masa arresti shtëpiak

Liderja opozitare në Pakistan, Benazir Buto (Bhutto) u vendos sot në arrest shtëpiak, vetëm pak kohë para demonstratave të mëdha kundër presidentit Pervez Musharaf. Ndërkohë që sipas të dhënave të opozitës janë arrestuar edhe 5.000 kundërshtarë të tjerë të qeverisë. Presidenti Musharaf më parë ka kumtuar se policia nuk do të lëjojë asnjë tubim. Ndërsa ish - kryeministrja Buto ka bërë thirrje për demonstrata. Pas presioneve ndërkombëtare Musharafi ka pranuar që zgjedhjet e reja parlamentare të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm. Zgjedhjet do të zhvillohen para 15 shkurtit, deklaroi Musharafi, pak orë pas një telefonate me presidentin amerikan Xhorxh Bush. Njëherazi ai premtoi se do ta dorëzojë postin e shefit të ushtrisë, para fillimit të mandatit të dytë si president.

  • Data 09.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C5q8
  • Data 09.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C5q8