1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Belgjikë - Dritë e gjelbër për CETA-n

28 Tetor 2016

Pas plotësimit me disa protokolle shtesë Valonia miraton marrëveshjen CETA.

https://p.dw.com/p/2Rqjc
Demonstration gegen CETA und TTIP
Fotografi: picture-alliance/dpa/J. Turczyk

Parlamenti Rajonal i Valonisë, i lejoi qeverisë belge të nënshkruajë marrveshjen për tregtinë CETA. Deputetët votuan në Namur me 58 vota pro dhe pesë vota kundër, sikurse njoftoi agjencia belge e lajmeve Belga.

Për shkak të grindjeve për marrëveshjen CETA presidentit i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, bëri thirrje për struktura të reja vendimmarrjeje në BE. Në të ardhmen në rastin e marrëveshjeve të tilla duhet ndarë që në fillim me kujdes, "se çfarë është brenda kompetencave të BE-së dhe çfarë duhet lënë në dorë të parlamenteve kombëtare ", tha Juncker për televizionin publik gjerman ARD.

Që kritikuesit e CETA-s të votonin pro saj marrëveshja u plotësua me disa protokolle shtesë. Ndër të tjera që Belgjikës i lejohet përmes një klauzole mbrojtëse të marrë masa në rast konkurrence për fermët vendas.