1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE vështirëson evazionin fiskal

Ministrat e financave të BE duan të zbulojnë evazorët fiskalë. Për këtë do të shërbejë shkëmbimi automatik i të dhënave brenda BE. Një direktivë e re e BE me metoda të vjetëruara.

Austria apo Luksemburgu, në Bashkimin Evropian ka vende lukrative, ku kapitali investohet në mënyrë të sigurtë. Pasuri të tëra, përqindjet e të cilave u shpëtojnë autoriteteve tatimore. Shmangiet e pagimit të tatimeve ministritë e financave i kanë prej kohësh halë në sy.

Ky boshllëk është dashur të mbyllet prej tetë vitesh sipas një direktive të përbashkët e BE-së për tatimet. Për këtë kontrollohen llogaritë bankare të të gjithë qytetarëve të Bashkimit Evropian. Të dhënat e tyre transmetohen automatikisht me ndihmën e një softueri në vendet e BE-së. Kështu dëshira e ministrave të Financave bëhet realitet.

Problemi është se "gjërat marrin gradualisht formë në letër", thotë Thomas Eigenthaler, kryetar i Sindikatës Tatimore gjermane. Një formë komunikimi, që vështirë të imagjinohet në shkëmbimin ndërkombëtar të të dhënave. Dhe kjo ka pasoja. Është shumë e vështirë për autoritetet tatimore që të gjendet taksapaguesi i duhur për dokumentat, që vijnë nga vende të tjera të BE-së. Për autoritetet tatimore të vendeve përkatësve është shumë e vështirë të analizohet informacioni i marrë. Një format unik për hyrjet e kapitalit të taksapaguesve evropianë mungon deri sot. "Ne duhet ta dimë, se kemi administrata shumë të ndryshme tatimore në Europë. Dhe secili vend ka softuerin e vet", thotë ish shefi i një zyre tatimesh.

Në garë me kohën

Luksemburgu nuk merr pjesë në marrëveshje

Luksemburgu nuk bën pjesë në marrëveshje

Zyra qëndrore federale tatimeve në Gjermani, një ent qeveritar, që është pjesë e ministrisë gjermane të Financave, mbledh informacionin e fituar dhe e shpërndan atë në mbarë vendin. "Kjo është një detyrë e vështirë dhe shpesh me pak efekt në tatime, sepse bëhet fjalë për shuma minimale", thotë Eigenthaler. Kështu kjo metodë prek vetëm 0.5 për qind të tatimpaguesve për çdo zyrë rajonale të tatim taksave.

Me transferimin e automatizuar dhe elektronik të të dhënave inspektorët tatimorë fitojnë në rradhë të parë një gjë: kohë. Momentalisht bëhet vlerësimi i raporteve nga vitet 2010 dhe 2011. Nga hyrja e vonuar e të dhënave nga jashtë çdo deklaratë tatimore e qytetatëve duhet të kontrollohet nga fillimi, megjithëse procedura tatimore ka përfunduar prej kohësh. "Ne përpiqemi që të kompensojmë sa më parë, atë që kemi humbur në vitet e fundit", thotë Hëlscher.

"Shumë përqëmtim për shumë pak para"

Luise Hëlscher është skeptike, përsa i përket rezultatit konkret të shkëmbimit të komplikuar të të dhënave. Njoftimet, që marrin zyrat tatimore të landeve gjemane lidhur me të ardhurat në këto lande, nuk sjellin shumë dobi. Nëse të ardhurat nga normat e interesit në xhirollogaritë e vendeve të tjera deri tani janë tatuar, atëherë zyrat tatimore do të kishin informacionet mbi këto xhirollogari, por kjo mbulohet nga të dhënat e deklaratës tatimore, e cila ekziston ndërkohë. Kjo është humbje e madhe kohe dhe energjish, pa mundur të shtojë të ardhurat nga tatimet, mendon Luise Hëlscher. Për landin federal gjerman të Hessenit kjo procedurë nuk sjell leverdi ekonomike. Një milion euro ka përfituar ky land në katër vitet nga viti 2005 deri 2008. Për të arritur në këtë përfundim është dashur të analizohen mijëra çertifikata.

Luise Hölscher : askush nuk e di sa kapital ndodhet në Luksemburg dhe Austri.

Luise Hölscher : askush nuk e di sa kapital ndodhet në Luksemburg dhe Austri.

Thomas Eigenthaler është i mendimit se direktiva e BE për përqindjet nuk shkon aq larg sa duhet. Direktiva e BE për përqindjet duhet të mbulojë më shumë produkte financiare se llogaritë e rregullta të kursimeve. Bota financiare ndryshon. Eshtë e lehtë për të krijuar produkte të reja financiare.

Në këtë shkëmbim automatik të dhënash marrin pjesë 26 vende të BE-së, Luksemburgu dhe Austria jo. Vendet me depozitat më të mëdha janë në BE. Këtu ministrat e financave të BE besojnë se gjendet shumica e pasurisë së pataksuar. Por se sa kapital ndodhet në Luksemburg dhe Austri, këtë nuk e di deri tani askush. Nëse do të pyeteshin ministrat përkatës, edhe Zvicra dhe Lihtenshtajni duhet të përfshiheshin në këtë marrëveshje. Sikur ato të hynin, kjo do të thoshte më shumë njoftime në një kohë më të shkurtër.