1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE spektatore në pokerin për pushtet në Rumani

Pavarësisht nëse kjo është luftë politike për pushtet apo sulm ndaj parimeve te demokracisë, fakt është se Bashkimi Evropian nuk ka asnjë mjet për të ushtruar presion efektiv mbi vendet anëtare.

Procedura të përshpejtuara, vendime gjyqi me dyzina dhe një luftë politike për jetë a vdekje. Kryeministri Victor Ponta dhe presidenti i shtetit, i shkarkuar më 6 korrik, Traian Băsescu po bëjnë luftë me artileri të rëndë për të marrë pushtet dhe ndikim. Qeveria që ndodhet në pushtet që prej fillimit të muajit maj, e përbërë nga socialdemokratët dhe liberalët kërkon të heqë nga pushteti presidentin konservator të shtetit, duke pretenduar se ai ka marrë kompetenca të qeverisë dhe ka shkelur kushtetutën.

epa03298338 Romanian President Traian Basescu makes a goodbye sign with his hand after addressing for the last time the parliament assembly, during the impeachment vote procedures at the Parliament House, in Bucharest, Romania, 06 July 2012. Basescu faced a vote on impeachment proceedings, over allegations of exercising excessive authority, in a move expedited by Prime Minister Victor Ponta. The two archrivals, from different political parties, have been locked in a power struggle that has drawn thousands of Romanians onto the streets to demonstrate for one side or the other. President Basescu gets suspended after the votes count, with 256 positive votes from a total of 374 parliament members participants. Crin Antonescu (unseen) is the interim president of Romania, according to the Constitution. EPA/ROBERT GHEMENT

Traian Băsescu

Băsescu, duhet të largohet nga posti duke përdorur të gjitha mjetet. Qeverisë nuk i intereson shumë procedura e heqjes nga posti, për këtë ndryshohen ligjet, ndikimit të Gjykatës Kushtetuese i vihen pengesa e kështu me radhë. Në fund të muajit korrik populli duhet të vendosë me anë të një referendumi për largimin nga posti të Băsescut. Vëzhguesit evropianë si për shembull presidenti i Komisionit José Manuel Barroso dhe presidenti i Parlamenti Evropian Martin Schulz janë të shqetësuar. Deputeti evropian Elmar Brok flet për "grusht shteti"

Demokracia në rrezik?

Pavarësisht nëse kjo është luftë politike për pushtet apo sulm ndaj parimeve te demokracisë, fakt është se Bashkimi Evropian nuk ka asnjë mjet për të ushtruar presion efektiv mbi vendet anëtare. Artikulli 7 i traktateve të BE-së i jep Brukselit fuqinë që të vendosë sanksione kundër vendeve anëtare, që nga ndalimi i pagesave deri tek heqja e të drejtës së votës në Këshillin e Ministrave.

Por që të vendosen sanksionet kundër një vendi anëtar të BE-së, katër të pestat e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian "duhet të shohin rrezik të qartë për shkeljen" e vlerave themelore të unionit. Por ky artikull që ndodhet që në vitin 2000 në paktet e BE-së nuk është përdorur kurrë. Dhe për arsye të mirë, sepse "Artikulli 7 është një instrument i ashpër", shpjegon Frank Schorkopf, jurist specialist për të drejtën e shtetit dhe atë evropiane në Universitetin e Gëtingenit. "Sepse BE nuk do në thelb të vërejë se një anëtar i tij e ka mërzitur".

Procesi për të hetuar shkeljen e pakteve të BE-së gati i pamundur

Die Flaggen der EU-Mitgliedsländer wehen vor dem Gebäude des Europäischen Gerichtshofs (EuGH) in Luxemburg während der Abenddämmerung am 18.03.2007. Foto: Robert B. Fishman +++(c) dpa - Report+++

Gjykata Evropiane në Luksemburg

Në një rast pjesërisht të ngjashëm Komisioni i BE-së mori në fillim të vitit një rrugë krejt tjetër. Kur qeveria në Hungari nxori disa ligje që mund të kenë shkelur të drejtën evropiane, Brukseli futi në lojë Gjykatën Evropiane në Luksemburg. Sipas artikullit 258 të Paktit të BE-së për mënyrën e funksionimit të BE-së, atje mund të hapet një proces i tillë gjykimi për shkeljen e paktit. Hedhja e këtij hapi i ushtron shumë presion politik qeverive të prekura.

Në rastin në fjalë rruga drejt Gjykatës Evropiane duket e bllokuar. "Duke ngritur akuzën për shkelje të traktateve sipas nenit 258 nuk mund të merret vendim nëse heqja e presidentit të shtetit, ka qenë në kushdërshtim me ligjet e unionit. Sepse zgjedhja ose heqja e presidentit rumun nuk ka të bëjë me Bashkimin Evropian," shpjegon Schorkopf.

Kështu që Bashkimi Evropian mbetet fillimisht tek "instrumentet e butë", nëpërmjet apeleve publike dhe ftohjes diplomatike. Presioni nga jashtë mund ta bindë qeverinë që t'u kthehet vlerave të përbashkëta të Bashkimit Evropian.