1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE shton presionin ndaj Hungarisë

Komisioni dhe Parlamenti Evropian kanë kërcënuar qeverinë hungareze me veprime ligjore për shkak të ndryshimeve të diskutueshme kushtetuese. Për shumë vende anëtare të BE-së vlerat e Evropës janë në rrezik.

Qeveria hungareze ka vite që është në mosmarrëveshje me institucionet e Brukselit. Komisioni Evropian ka shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësimin e tij në lidhje me ndryshimet kushtetuese që partia hungareze FIDESZ arriti t'i kalojë në parlament me dy të tretat e votave të saj dhe që tani dëshiron t'i zbatojë edhe në praktikë. Planet e fundit të diskutueshme kufizojnë pavarësinë e gjyqësorit, i caktojnë mediave rregullat për reklamat gjatë fushatës elektorale dhe parashohin që qytetarët hungarezë të marrin pjesë në gjobat e BE-së kundër shtetit.

Reding: Hungaria mund të humbasë të drejtat e votimit

Komisionerja e BE-së për drejtësinë, Viviane Reding

Komisionerja e BE-së për drejtësinë, Viviane Reding

Komisionerja e BE-së për drejtësinë, Viviane Reding ka siguruar të mërkurën (17.04.) Parlamentin Evropian se "ne do të vazhdojmë të këmbëngulim që legjislacioni hungarez të jetë në përputhje me ligjin e BE-së dhe që të respektohet ligji."Komisioni do të shqyrtojë situatën me kujdes dhe në mënyrë objektive dhe pastaj do të vendosë nëse mund të jetë e nevojshme një procedurë për shkelje të marrëveshjes. Komisionerja nuk e përjashtoi mundësinë që si një mjet i fundit të aplikohet edhe neni 7 i Traktatit të BE-së. Me "shkeljet e vazhdueshme të të Drejtave Themelore të BE-së" Hungaria mund të humbasë të drejtat e saj të votimit në Këshillin e Ministrave, që praktikisht është e barabartë me një përjashtim. Por përdorimi i kësaj "bombe atomike", siç u quajt aplikimi i nenit 7 nga Reding do të shqyrtohet me kujdes të madh.