1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

BE shqyrton subvencionimet për bujqësinë

Marion Fischer-Boel i ka hyrë një pune të vështirë. Komisarja e BE-së për çështjet e bujqësisë ka ndër mend që të shkurtojë subvenciont për fermerët dhe blektorët. Protestat kundër këtyre planeve janë të garantuara.

Fshatari Werner Hogrefe korr fushën

Fshatari Werner Hogrefe duke korrur fushën

Vështirësitë e mëdha me të cilat do të ndeshet komisarja e BE-së për çështjet e bujqësisë mund të merren me mend edhe prej reagimeve të menjëhershme që shkaktuan idetë e saj. Ende pa i prezantuar ato zyrtarisht përfaqësuesit e lobit agrar në Bruksel u hodhën në ofensivë.

Aksion kundër rritjes së çmimit të qumështit para parlamentit gjerman

Aksion kundër rritjes së çmimit të qumështit para parlamentit gjerman

Rubineti mbyllet

Fischer-Boel synon që t'u presë rubinetin e ndihmave ekonomike ndërmarrjeve të mëdha bujqësore në vendet e BE-së. Sipas planeve të Komisares së BE-së për çështjet e bujqësisë ndërmarje të tilla në Britaninë e Madhe, Çeki, Danimarkë apo në Gjermani dhe sidomos në Gjermaninë Lindore duhet të marrin më pak ndihma. Marion Fischer-Boel thekson se në rastin e ndërmarrjeve bujqësore në Gjermaninë Lindore situata është e ndryshme nga ajo e vendeve të tjera, sepse bujqit gjermano-lindorë u detyruan të bashkohen në kolektiva bujqësorë dhe nuk janë fermerë të mëdhej në kuptimin tradicional të fjalës. "Natyrisht që ka ndryshime mes ndërmarrjeve me shumë të punësuar dhe shumë pronarë dhe fermave të mëdha me pak të punësuar. Ne do t'i shqyrtojmë me kujdes këto raste dhe për këtë nuk mund t'ju them se në ç'përfundim do të arrijmë."

Fshatarë gjermanë

Fshatarë gjermanë

Ministri gjerman kundër

Ministri gjerman i bujqësisë, Horst Seehofer, nuk ka ndër mend të presë kaq gjatë. Ai i tërhoqi vëmendjen komisares së BE-së për çështjet e bujqësisë, që të mos i shkurtojë ndihmat për fermat dhe ndërmarrjet e mëdha bujqësore. Planet e komisares parashikojnë shkurtime për fermat që përfitojnë subvencione nga 100.000 euro e lart. Sipas saj duke filluar nga kjo shumë ndihmat duhet të fillojnë të shkurtohen në mënyrë graduale. Sipas përfytyrimeve të komisares Fischer-Boel sa më e madhe të jetë shuma e përgjithshme, aq më të mëdha edhe reduktimet.

Qeveria gjermane kundër

Qeveria gjermane është kundër këtyre propozimeve, duke theksuar se prej tyre rrezikohen vende pune në zona me strukturë ekonomike të dobët, sidomos në lindje të Gjermanisë. Në këtë drejtim ministri federal i bujqësisë Seehofer, gjen mbështetje edhe prej Shoqatës së fermerëve gjermanë dhe kryetarit të saj Gerd Sonnleitner: "Ne themi: Larg duart nga ndihmat, pagesat dhe ndihmat financiare duhet të jetë të sigurta deri në vitin 2013."

Mariann Fischer Boel, Komisarja e BE-së për çështjet e bujqësisë

Mariann Fischer Boel, Komisarja e BE-së për çështjet e bujqësisë

Ka ardhur koha për reforma

Komisioni i BE-së mendon se në drejtim të bujqësisë ka ardhur koha për reforma. Kërkesa për produkte ushqimore si dhe për bimë foragjere është më e lartë se kurrë. Kësaj u shtohet edhe kërkesa për më tepër bimë për prodhimin e lëndëve të djegshme me bazë bimore. Çmimet për këto produkte po shtohen dita-ditës. Në mënyrë që prej tyre të përfitojnë edhe bujqit Fischer-Boel, synon që t'i shfuqizojë sa më shpejt të jetë e mundur kuotat për prodhimin e qumështit. Madje përpara vitit 2015 sikurse është planifikuar. "Në rast se ne i ndryshojmë kuoatat duke i rritur vit pas viti, atëhere ndaj këtij sektori nuk ka më presion dhe kush dëshiron mund ta shtojë prodhimin."

Të përgatitur për globalizimin

Fischer-Boel synon që përmes këtyre reformave t'i përgatisë fermerët evropianë të aftë për të përballuar konkurrencën globale dhe njëkohësisht të sigurojë fonde për zhvillimin e zonave rurale. Të paktën në këtë pikë janë të gjithë të një mendjeje: tokat bujqësore rrezikohen të humbasin prej globalizimit në rast se nuk do të ketë investime në infrastrukturë dhe mundësitë e zhvillimit.

  • Data 21.11.2007
  • Autor Peter Heilbrunner
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CQ1B
  • Data 21.11.2007
  • Autor Peter Heilbrunner
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CQ1B