1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

BE: Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Nisja e bisedimeve për antarësim në Bashkimin Europain nuk nënkupton fundin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, tha një diplomat i lartë i Bashkimit Europian.

Qeveritë e 28 vendeve të BE shpërblyen Beogradin me nisjen e bisedimeve për anëtarësim pas përmirësimit të marrëdhënieve me Prishtinën. Në këtë mënyrë Serbia në dekadën e ardhshme mund të jetë anëtare e BE. Vendimi tregon për transformimin, që ka bërë shteti pjesë e ish-Jugosllavisë, që nga luftërat e viteve 90-të deri në marrëveshjen e nënshkruar me Kosovën në prill. Liderët e Serbisë dhe Kosovës, të cilët nisën kontaktet në vitin 2008, do të takohen sërish në Janar në Bruksel, pas 20 takimesh në dy vitet e fundit, për të vendosur se çfarë duhet të zgjidhin tjetër në planin e bashkëpunimit praktik.

"Ajo çka është absolutisht e qartë, është se ata e kanë thënë hapur se duan të vazhdojnë këtë proces dhe ne duhet t'i ndihmojmë të jenë ambiciozë për të zgjidhur problemet mes tyre", tha shefja e politikës së jashtme të BE, Catherine Ashton. Ashton, e cila ka qenë mediatore e bisedimeve mes dy palëve, tha se Serbia dhe Kosova do të punojnë së bashku në muajt në vazhdim për të implementuar marrëveshjen e prillit, çka do të shikohet me shumë vëmendje nga qeveritë e vendeve të BE.

Catherine Ashton Belgien Brüssel

Chaterine Ashton në Bruksel

BE e ka lënë Serbinë të presë që prej muajit prill, për të rënë dakort për vendosjen e një date, se kur do të nisin bisedimet. Është rënë gjithashtu dakort që bisedimet me Kosovën të intensifikohen, edhe pse 5 nga 28 vende të BE ende nuk e njohin Kosovën.

Marrëveshja u përball me vështirësi muajin e shkuar, kur gjatë zgjedhjeve lokale në Kosovë, pati dhunë etnike. 40.000-50.000 serbët, që jetojnë në Veri të Kosovës, janë skeptikë ndaj marrëveshjes. Në tetor kryeministri serb Ivica Daçiç kërcënoi se do të tërhiqet nga bisedimet, pasi Kosova i ndaloi atij të vizitonte rajonin në Veri të vendit.

Sidoqoftë marrëveshja ishte një hap pozitiv mes Serbisë dhe Kosovës. Marrëdhëniet mes dy vendeve ishin të ngrira që prej vitit 1999, kur NATO bombardoi forcat serbe për të ndaluar spastrimin etnik të shqiptarëve. "Unë kam shumë respekt dhe admirim për vullnetin e dy kryeministrave për punën e tyre në zgjidhjen e çështjeve të vështira. Ata respektojnë vijat e tyre të kuqe, por janë në dijeni edhe të vijave të kuqe të njëri-tjetrit", tha Ashton, duke folur për Daçiç-in dhe Thaçin.