1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE: reklamë me OBT-në Rusisë që të mos ngrejë çmimet

BE-ja synon ta bindë Rusinë të mos ngrejë më tek taksat dhe doganat për lëndën e parë të drurit. Për këte BE nxjerr në pah përparësitë e anëtarësimit në OBT.

Sheshi i Kuq në Moskë

Sheshi i Kuq në Moskë

Komisari i BE-së për tregtinë Peter Mandelson kritikoi Rusinë për shkak të doganave për eksportimin e drurit. Heqja dorë të paktën prej rritjes së kësaj takse doganore do të kontribuonte për forcimin e besimit mes Rusisë dhe BE-së, deklaroi Mandelson në Moskë.

Përpara tij, për aplikimin nga Rusia të kufizimeve tregtare p.sh. përmes taksave doganore ishte ankuar edhe komisari i BE-së për industrinë Günter Verheugen. Të dy politikanët kërkojnë që në vend që të marrë masa të tilla Rusia duhet të përpiqet që t'i hapë rrugën anëtarësimit të saj në OBT.


Mandelsoni tha se, shpreson se Rusia do të anëtarësohet në OBT në nëntor 2009. Pas bisedimeve që po zgjasin që prej 15-vjetësh tek të dyja palët po vihen re shenja lodhjeje, theksoi britaniku Mandelson, megjithatë ka ende çështje që kanë mbetur pa përgjigje, theksoi ai. Sipas mendimit të Mandelsonit deri tani kanë përfunduar rreth 90% e bisedimeve dhe deri në fund të 2008 ato pritet të përfundojnë krejtësisht.

"Sa më i lartë të jetë niveli i eksporteve ruse, aq më e nevojshme bëhet mbrojtja e vendit në nivel ndërkombëtar dhe rregullat e OBT-së e garantojnë një gjë të tillë", u shpreh Mandelson. Përveç kësaj anëtarësimi në OBT do të ofronte edhe kushte të parashikueshme për investitorët e huajt në tregun rus.

Sipas të dhënave të industrisë ruse të prodhimit dhe të përpunimit të lëndës së drurit, vitin e kaluar Rusia eksportoi

51,5 milionë metër kubik dru të papërpunuar. Taksat më të larta doganore synojnë që ta kufizojnë këtë eksport, sepse ndërmarrjet vendase të përpunimit të drurit kanë shumë nevojë për lëndë të parë. Por aktualisht lënda e parë e drurit mungon edhe në Evropë.

  • Data 20.06.2008
  • Autor Pandeli Pani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ENTb
  • Data 20.06.2008
  • Autor Pandeli Pani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ENTb