1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE - Prognoza ekonomike e pranverës

Në vitin 2016 performanca ekonomike e BE-së do të arrijë për herë të parë nivelin që kishte para krizës financiare.

Pierre Moscovici

Pierre Moscovici

Komisioneri i BE-së për Çështjet Ekonomike Pierre Moskovici deklaroi se prognoza ekonomike e pranverës është më e mira që prej shpërthimit të krizës financiare në vitin 2008. Rritja ekonomike në 28 vendet e BE-së do të jetë sivjet 1.8 për qind dhe vitin e ardhshëm 2.1 për qind. Në 18 vendet e eurozonës Komisioni i BE-së pret rritje prej 1.5 për qind këtë vit dhe 1.9 për qind vitin e ardhshëm. Parashikimi i pranverës është pak më optimist se parashikimi i dimrit që Moskovici prezantoi tre muaj më parë. Në vitin 2016 performanca ekonomike do të arrijë për herë të parë nivelin që kishte në Evropë para krizës financiare.

Rritja ekonomike varet nga faktorë të pasigurt

Megjithatë komisioneri pranoi se situata e favorshme ekonomike lidhet me tri drejtime kryesore: çmimi jashtëzakonisht i ulët i naftës, norma e dobët e këmbimit të euros dhe politika liberale monetare e Bankës Qendrore Evropiane. Të tri fenomenet nuk lidhen me ndonjë politikë veçanërisht të përkushtuar ekonomike dhe financiare të qeverive. Piere Moskovici u bëri thirrje vendeve të BE-së për të mos hequr dorë nga përpjekjet për reforma dhe për konsolidimin fiskal.

Komisioni i BE-së është i shqetësuar për Greqinë

Komisioni i BE-së është i shqetësuar për Greqinë

Në qoftë se çmimi i naftës rritet përsëri më shpejt se sa pritej, tha Moskoviçi, "pranvera" mund të kalojë shpejt përsëri në rrezik. Krahasuar me ekonominë globale Evropa ka mbetur prapa. Rritja globale sipas Komisionit të BE-së do të jetë përkatësisht 3.5 për qind këtë vit. Në mesin e vendeve më të mëdha rritjen më të shpejtë po e shënojnë Polonia (3.3). Spanja (2.8) dhe Britania e Madhe (2.6). Në fund renditen Franca (1.1) dhe Italia (0.6). Gjermania, ekonomia më e madhe në BE, po rritet me 1.9 për qind, pak mbi mesataren.

Greqia në rënie

I shqetësuar është Komisioni i BE-së për Greqinë, sepse meqë qeveria e re greke nuk arriti të pajtohet me donatorët ndërkombëtarë, viti 2015 do të jetë ndoshta një vit i humbur për Greqinë. Ekonomia greke do të rritet sivjet vetëm me 0.5 për qind. Vitin e ardhshëm mund të ketë një ngritje të fortë prej 2.9 për qind," tha Moskovici në Bruksel. Por kjo presupozon që Greqia dhe vendet e eurozonës të bien dakord deri në fund të qershorit. Moskovici nuk iu përgjigj pyetjeve që shkonin thellë në lidhje me situatën financiare në Greqi, por tha se Greqia duhet të mbetet patjetër anëtare e bashkimit monetar. Në të njëjtin nivel si Greqia sa i përket rritjes ekonomike janë edhe Finlanda (0.3), Kroacia (0.3) dhe Qiproja (-0,5).

Ulje e lehtë e borxhit, rritje e papunësisë

Komisioni i BE-së i publikon tri herë në vit parashikimet e vitit

Komisioni i BE-së i publikon tri herë në vit parashikimet e vitit

Në shumicën e vendeve të BE-së pritet një rënie e nivelit të borxhit në krahasim me prodhimin e brendshëm bruto. Në vitin 2014 ajo ishte në BE 89% dhe në vendet e eurozonës 94%. Vitin e ardhshëm ajo pritet të bjerë. BE-ja synon që niveli i borxhit të jetë 60%. Nivelin më të ulët të borxhit e ka Estonia, nën rreth 10%, kurse më të lartin Greqia me mbi 130%.

Megjithë rritjen ekonomike në Irlandë, Portugali, Qipro apo Greqi, problem i madh për BE-në mbetet papunësia. Përjashtim bëjnë pak vende, ndër ta dhe Gjermania. Në BE pritet një kuotë papunësie prej 9,6%, kurse në vendet e eurozonës prej 11%.

Komisioni i BE-së i publikon tri herë në vit parashikimet e vitit. Ato mund të ndryshojnë nga shifrat që llogarisin qeveritë e vendeve anëtare për ekonominë e vendeve të tyre. Qeveria gjermane e vlerëson zhvillimin ekonomik në vend gjithmonë me një lloj rezerve, ndërsa institutet kërkimore ekonomike gjermane parashikojnë për vitin 2015 një rritje deri në 2.2 për qind