1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

BE pritet të heqë vizat për disa vende të Ballkanit Perëndimor

Në vend të parë është Maqedonia. Por është e mundur që vizat të hiqen edhe për disa vende të tjera. Në rend dite do të jetë edhe Serbia.

default

Viza të shteteve të Shengenit

Në samitin e ardhshëm të BE-së, i cili do të zhvillohet në qershor, pritet që disa vende të Ballkanit Perëndimor të futen në "listën e bardhë të Shengenit", që do të thotë se do të hiqen vizat për qytetarët e këtyre vendeve. Në rend dite do të jetë edhe Serbia, e cila po përballet me disa probleme serioze.
Pengesat për futjen e Serbisë në "listën e bardhë të Shengenit" mund të ndahen në ato teknike dhe politike. Ekspertët në Beograd thonë se Serbia në aspektin teknik i ka kryer të gjitha detyrat e duhura. Problemet janë më shumë të natyrës politike, thotë për Deutsche Wellen Jovan Teokareviq, profestor në Fakultetin e shkencave politike në Beograd dhe kryeredaktor i gazetës "Forumi Evropian".

"Kemi ardhur deri në stacionin e parë, ku shihet shumë qartë se politika e deritanishme e Beogradit ndaj Kosovës, sipas motos edhe BE-ja edhe Kosova, nuk do të na çojë shumë larg. Shkurt problemi është dhënia e pasaportave për qytetarët e Kosovës."

Autoritetet e Serbisë me deklaratat e tyre e kanë futur veten në një qorrsokak. Problemi për momentin ndoshta edhe mund të zgjidhet, por zgjidhja nuk do të jetë e mirë, paralajmëron profesori Teokareviq.

„Në se po i kuptoj mirë përfaqësuesit e qeverisë serbe, ata do të premtojnë se do të vazhdojnë t'u japin pasaporta shqiptarëve të Kosovës. Por njëkohësisht shqiptarëve do t'u paraqiten pengesa gjithnjë e më të mëdha për marrjen e këtyre dokumentave. Autoritetet e Beogradit do të thonë se të gjithë qytetarët e Kosovës mund të pajisen me pasaporta të Serbisë e në fakt pasaportat do t'u jepen vetëm serbëve të Kosovës.“

Në kushtet e tanishme një pikëpyetje edhe më e madhe për Serbinë është se çfarë do të bëhet me statusin e Kosovës deri në anëtarësimin në BE? Serbia do të detyrohet që për disa vite të pajtohet me statusin e tanishëm të Kosovës, ose nuk do të pranohet në BE, pohon Teokareviq.

„Afati i parë jo tepër serioz do të vijë pas një viti, kur pritet mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me seli në Hagë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Pa marrë parasysh, se cili do të jetë mendimi i saj, prej atij momenti të gjithë do të detyrohen të ripozicionohen ndaj pavarësisë së Kosovës. Do të ishte mirë, që lidhur me këtë çështje vitin e ardhshëm në Serbi të hapet një debat publik serioz. Vitet e kaluara kemi debatuar për Tribunalin e Hagës për krime lufte, ndërsa dekadën e ardhshme, ose të paktën disa vite të ardhshme, do t'i kalojmë në dilemën: Kosova apo BE-ja."

Autor: Ivica Petroviq/Bahri Cani


Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 28.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HzMP
  • Data 28.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HzMP