1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE premton ndihma për ishullin Kos

Bernd Riegert5 Shtator 2015

Komisioneri Evropian për Refugjatët, Dimitris Avramopulos dhe zëvendës-president i Komisionit Evropian Frans Timmermans qëndrojnë në ishullin Kos.

https://p.dw.com/p/1GRQH
Fotografi: DW/B. Riegert

Dielli shkëlqen mbi ishullin Kos, që gjendet vetëm dhjetë kilometra larg Turqisë. 35 gradë në hije. Qindra refugjatë kanë etje dhe presin orë të tëra para stacionit të policisë në port.

Punonjësit e organizatës private holandeze "Boat Refugee Foundation" shpërndajnë shishe të vogla me ujë. Menjëherë rreth ndihmësve krijohen turma të mëdha. Njerëzit shtyhen por sapo një nga punonjësit thotë dy-tre fjali gjendja shtensionohet.

Ushqimet nuk janë të mjaftueshme për të gjithë dhe refugjatët janë të varur nga donacionet. Nuk ka as tualete as vende ku të lahesh, vetëm dy tuba ujit që dalin diku nga toka. "Kushtet janë çnjerëzore", konstaton Komisioneri Evropian për Refugjatët, Dimitris Avramopulos, gjatë vizitës së tij të shkurtër në Kos. Bruksel do që gjendja të ndryshojë. Prandaj Avramopulos dhe Frans Timmermans, zëvendës-president i Komisionit Evropian, qëndruan të premten për një gjysmë dite në Kos, si të thuash, në vijën e parë të krizës së refugjatëve.

Griechenland Kos PK Migration Flüchtlinge Timmermans und Avramopoulos
Fotografi: DW/B. Riegert

Para ka mjaft

Komisionerët e BE-së përpiqen ta bindin kryetarin e bashkisë të Kosit. Giorgos Kyritsis nuk donte deri më sot që në Kos të ngrihet një qendër pritjeje për refugjatë. Ai ka frikë se refugjatët mund t'i frikësojnë turistët dhe ata të mos vijnë më në ishullin piktoresk. Ndoshta së shpejti do të shndërrohet në kamp për refugjatët një bazë e vjetër ushtarake. Para ka mjaft. BE-ja ka në buxhet deri në 450 milionë euro vetëm për ndihma për refugjatët në Greqi.

Por kërkesa në Bruksel mundi të bëhej vetëm pas krijimit të qeverisë provizore greke. Avramopoulos thotë se së shpejti shpreson se mund të paguhen 30 milionët e para.

Në prag të vizitës nga Bruksel, neo-nazistët e Agimit të Artë sulmuan dhe rrahën refugjatë para stacionit të policisë. "Ka tensione dhe incidente të vogla", thotë Dimitris Avromoupolos. "Tensionet i kërkon kryetari i komunës së Kosit", thotë Lora Pappa nga shoqata bamirëse Metadrasi. E gjithë procedura e regjistrimit është organizuar shumë ngadaltë për t'i frikësuar refugjatët, shpjegon ajo në një intervistë me Deutsche Welle.

"Gjendje kaotike"

Kam dhjetë ditë që po pres për t'u regjistruar në polici ankohet inxhinieri sirian Hazin Mahmud. "E gjitha është krejtësisht kaotike dhe e çorganizuar. Përveç kësaj policia na rreh dhe përdor gaz lotsjellës", thotë ai.

Hazin Mahmud
Hazin MahmudFotografi: DW/B. Riegert

Bashkimi Evropian po u vjen nëndihmë autoriteteve në Kos dhe dëshiron të përshpejtojë procedurat në mënyrë që refugjatët mund të sillen sa më shpejt të jetë e mundur me tragete nga Kosi në Pire. Aty pritet të ngrihet një qendër që do të vendosë shpejt për kërkesat për azil dhe një rishpërndarje të mundshëm të refugjatëve. Deri tani qendër, ku do të punojnë bashkarisht autoritetet greke dhe agjencitë e BE-së për Azilin dhe Menaxhimin e Kufirit, ekzisiton vetëm në letër. "Ka një grup pune", thotë një punonjës i agjencisë kufitare Frontex për DW-në.

"Ora e së vërtetës"

Zëvendëspresident i Komisionit të BE-së Timmermans premton: "Ne nuk e lëmë Kosin vetëm." Ai tha për Deutsche Welle-n se është shumë i shqetësuar në lidhje me sistemin e azilit të Bashkimit Evropian. "Sistemi ende nuk ka dështuar, por ai nuk funksionon si duhet." Duhet vullneti i të gjitha qeverive të shteteve anëtare për të ndryshuar situatën dhe për të menaxhuar më mirë fluksin e refugjatëve. "Ne po përjetojmë këtu orën e së vërtetës në të gjithë historinë evropiane", tha Timmermans.

Por refugjatët komisionerët e BE-së i panë vetëm shkurtimisht nga makina. Për të folur me të eturit, pritësit dhe të frustruarit ata nuk kishin kohë, se i priste avioni për t'u kthyer sërish në Bruksel .