1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

BE përshëndet gatishmërinë e Iranit për bisedime

Gatishmëria e shpallur nga Irani për të biseduar sërish me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare përshëndetet edhe nga BE. Sinjale për përparime në grindjen atomike megjithatë nuk ka.

I ngarkuari me politikën e Jashtme të BE-së Javier Solana dhe negociatori iranian Saeed Jalili.

Gatishmëria e shpallur nga Irani për të biseduar sërish me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare përshëndetet edhe nga BE.

Ata po flasin sërish me njëri-tjetrin - sidoqoftë. Pas muajsh të ndërprerjes së komunikimit midis Teheranit dhe pjesës tjetër të botës, udhëheqja iraniane është treguar e gatshme për bisedime me bashkësinë ndërkombëtare. Më 1 tetor do të fillojnë bisedimet, vetë fakti që u arrit një dakordim për nisjen e bisedimeve përshëndetet nga të gjitha palët. Për shembull nga ministri i jashtëm suedez, Karl Bildt, vendi i të cilit kryeson aktualisht BE. Ai tha para një takimi me kryeministrat e tjerë të BE: „Takimi është një hap pozitiv. Sa pozitiv është mbetet natyrisht të shihet.“

Negociatori iranian Saeed Jalili

Negociatori iranian Saeed Jalili do të flasë për tema si siguria rajonale dhe bashkëpunimi shumëpalësh.

Krahas evropianëve, rifillimin e bisedimeve e përshëndetën edhe amerikanët: edhe nëse udhëheqja amerikane u tregua e habitur, që shkresa pesëfaqëshe nga Teherani nuk e përmban fare fjalën program atomik. Negociatori iranian do të flasë për tema si siguria rajonale dhe bashkëpunimi shumëpalësh. Një deklaratë për programin bërthamor iranian shkresa megjithatë nuk përmbante, kritikoi edhe përfaqësuesi i qeverisë federale, ministri i shtetit, Gynter Gloser:„Shumë pyetje, pak përgjigje. Prandaj është e rëndësishme, që ne të japim një sinjal se synojmë një takim të Iranit me Solanën, për të diskutuar ende çështje me rëndësi esenciale"´.

Që para se letra të mbërrinte të premten e kaluar në Bruksel ose në Nju Jork, në rezidencën e Kombeve të Bashkuara, presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad pati deklaruar se në temën program atomik nuk ka më asgjë për të diskutuar. Me këtë hap, bashkësia ndërkombëtare arriti sërish në pikën, në të cilën ndodhej para më shumë se një viti: Teherani është i gatshëm të flasë për të gjitha, por përjashton temën më të rëndësishme.

Bisedime për pogramin atomik iranian në Bruksel.

Më 1 tetor do të fillojnë bisedimet, vetë fakti që u arrit një dakordim për nisjen e bisedimeve përshëndetet nga të gjitha palët.

Ndryshimi i vetëm: Amerika ka ndërkohë një president të ri. Në një mesazh drejtuar popullit iranian, Barak Obama pati deklaruar se qeveria e tij do t'i zgjasë dorën Teheranit. Kjo do të thotë: bisedime pa parakushte. Dhe kjo me sa duket do të ndodhë tani. Të hënën (14.09), i ngarkuari me politikën e jashtme të BE, Javier Solana zhvilloi biseda telefonike me negociatorin iranian Said Xhalili, për të fiksuar datën e takimit.

Autor : Peter Hajlbruner / Auron Dodi

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 15.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JgpH
  • Data 15.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JgpH