1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE përgatit paketën miliardëshe për vendet e Euros në nevojë

Bashkimi Evropian do të shpëtojë me anë të një rrjete gjigante mbrojtëse për vendet e euros të zhytura në hua monedhën e përbashkët. Ministrat e financave të të BE-së miratuan një kuadër kredish prej 500 miliardë eurosh.

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet, ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet, ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble

12 orë zgjatën negociatat. Shumë shkresa qarkulluan mbi tryezën e ministrave të financave të vendeve të BE-së. Vetëm pak para hapjes së bursës në Tokio, raundi paraqiti vendimet e veta. Ministri i brendshëm gjerman, Thomas de Maizière, i cili zëvendësoi brenda një kohe të shkurtër kolegun e tij të sëmurë, Wolfgang Schäuble:

"Këshilli i ministrave të Financave garantoi sot qëndrueshmërinë e euros me anë të një numri masash."

Dy instrumente ndihme

Dhe këto masa ishin vërtet të mbresëlënëse. Ndihma deri në 500 miliardë euro do t'iu vërë në dispozicion BE-ja vendeve të euros, që janë në prag të falimentimit. Janë planifikuar dy instrumente ndihme: BE-ja do të marrë kredi deri në 60 miliardë euro dhe do t'ua vërë në dispozicion vendeve të euros në nevojë. Ky mekanizëm ekziston tashmë për disa shtete anëtare evropianolindore, që janë të zhytura thellë në borxhe. Por, kjo është vetëm vija e parë e mbrojtjes:

"Përveç kësaj do të ketë një shumë prej deri 440 miliardësh në formë dypalëshe dhe shumëpalëshe, kështu që në rastin ekstrem do të ekzistonte një garanci prej 500 miliardë eurosh. E tëra kjo do të administrohet nga një shoqëri me qëllim të posaçëm."

Hollësitë ligjore për shoqërinë me qëllim të posaçëm mbetet të sqarohen. Shoqëria do të marrë kredi për të cilat do të garantojnë më pas shtetet anëtare. Ndërsa paketa e ndihmës 60 miliardëshe e Komisionit Evropian do të jetë në dispozicion menjëherë.

Autor: Wolfgang Landmesser/Elert Ajazaj

Redaktoi: Auron Dodi

DW.COM

  • Data 10.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NKEr
  • Data 10.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NKEr