1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE: Oettinger do të jetë komisioner për digjitalizimin

Tani emrat dhe departamentet e Komisionerëve të ardhshëm të BE janë bërë të njohur. Politikani gjerman i Unionit Kristiandemokrat Oetinger mbetet në ekip, por merr përsipër sektorin e Ekonomisë Digjitale.

Politikani gjerman i Unionit Kristiandemokrat Günther Oettinger nö Komisionin e ri të BE-së do të jetë përgjegjës për fushën e ekonomisë digjitale dhe shoqërisë. Kjo u njoftua nga autoritetet e BE-së në Bruksel. 60-vjeçari do të jetë vartës i i politikanit eston, Andrus Ansip, që si zëvendëspresident i Komisionit të BE do të përgjigjet për të gjithë sektorin e "tregut të brendshëm digjital". Deri tani Oetinger ka drejtuar sektorin e energjisë. Në funksionin e ri Oetinger do të ndihmojë për të bërë lidhjen digjitale të Evropës dhe për të çuar përpara reformën e së drejtës së autorit në botën e internetit.

Timmermans në të ardhmen "dora e djathtë" e Junckerit

Presidenti i ardhshëm i Komisionit, Jean-Claude Juncker, prezantoi shpërndarjen e përgjegjësive në ekipin e tij të ri. Kolegjiumi do të ketë shtatë nënkryetarë, që drejtojnë dhe koordinojnë punën e një numri komisionerësh. "Dora e re e djathtë" e Junckerit është ish-ministri i Jashtëm i Holandës, Frans Timmermans. Ish ministri i francez i Financave, Pierre Moskovici, merr sektorin e ri të Ekonomisë dhe Financave, Tatimeve dhe Doganave.

Sektori i rëndësishëm i Rregullimit Bankar drejtohet nga britaniku Jonathan Hill, i cili ka një qëndrim kritik ndaj Evropës. Sektorin e tregut të Brendshëm dhe Industrisë e merr përsipër polakja, Elżbieta Bienkowska. Italiania Federica Mogherini ishte caktuar qö më parë shefe e Politikës së Jashtme të BE. Komisioni i ri Evropian do të fillojë punën në fillim të nëntorit. Secili nga 28 vendet e BE-së dërgon një përfaqësues në forumin në Bruksel. Vetë Junker vjen nga Luksemburgu. Parlamenti Evropian duhet të miratojë personelin, pastaj komisionerët do të emërohen nga vendet anëtare të BE.

Personeli do të miratohet nga BE

Një rëndësi tradicionale në Bruksel ka edhe puna në krye të Komisionit të Konkurrencës, të cilin do ta drejtojë danezja Margrethe Vestager. Komisionerie e Tregtisë dhe në këtë mënyrë përgjegjëse për negociatat për marrëveshjen e diskutuar të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara është suedezja Cecilia Malmstrëm. Komisionerët e rinj duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian, para se të mund të fillojnë punën në nëntor.