1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE nuk mund të dërgojë trupa

Nëse dikush pret që Bashkimi Evropian të marrë vendimin përfundimtar për dhënien fund të krizës në Siri, mund të mbetet i zhgënjyer, thonë ekspertët. Ka të ngjarë që BE t´i bëjë presion Turqisë të pranojë refugjatë.

Kamp për refugjatët sirianë në Turqi

Kamp për refugjatët sirianë në Turqi

Kriza mes Sirisë dhe Turqisë, vendit kandidat i cili prej një kohe të gjatë aderon të hyjë në Bashkimin Evropian, është intensifikuar. Por ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar që shpresat të mos ekzagjerohen ndaj ndërmarrjes së operacioneve nga blloku i 27 shteteve të BE-së për të ndihmuar në dhënien fund të krizës.  

"Çështja po diskutohet brenda NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara dhe kjo është gjëja e duhur që duhet bërë," thotë Marc Pierini, studies në Carnegie Europe dhe anëtar i Forumit të Shoqërisë së Hapur.

Anëtar dhe aleat i ngushtë i NATO-s 

Institucionet evropiane e shikojnë Turqinë si një vend anëtar të NATO-s dhe aleat të ngushtë të saj, i tha ai DW. Solidariteti është gjëja e parë. Së dyti është një problem njerëzor, dhe sa herë që ka një problem të këtij niveli, Bashkimi Evropian është gjithnjë i gatshëm për të ndërhyrë. 

Gjysmëhëna e kuqe ndihmon

Gjysmëhëna e kuqe ndihmon

Giles Merritt, drejtor i qendrës studimore Axhenda për Sigurinë dhe Mbrojtjen me bazë në Bruksel, pajtohet me këtë mendim. "Nuk mendoj se duhet pritur më shumë nga Bashkimi Evropian. Aspekti politik i NATO-s është faktikisht shumë më tepër i rëndësishëm," tha ai, duke iu referuar deklaratës me shkrim lëshuar nga shefja e politikave të Jashtme në BE, Catherine Ashton, 14 orë pasi Turqia sulmoi objektivat siriane përgjatë të mërkurës (03.10.2012).

Në prononcimin e saj, Ashton dënoi ashpër granatimet e së martës të forcave siriane në kufirin turk të Ackakale, gjatë të cilave u vranë 5 civilë dhe u plagosën shumë të tjerë, duke shtuar se BE-ja do të vijojë të monitorojë nga afër situatën. Udhëheqës të shumtë të Bashkimit Evropian dënuan publikisht sulmet dhe shprehën solidaritetin me Turqinë gjatë ditëve të fundit. E njëjta vlen edhe për aleatët e Turqisë në NATO. 

Kjo është një çështje unike evropiane që i shtohet listës së çështjeve delikate politike, që dallohen në rrugën e aksioneve më vendimtare nga vendet perëndimore në konfliktin e aktual, shton Merritt. "Nuk mund t´a shoh Bashkimin Evropian me të gjithë ndarjet e tij të brendshme, në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në BE e kështu me radhë deri në votimin e tij," tha ai.

Pa dëshirën për të ndërhyrë

Nuk kishte "oreks" për ndërhyrje faktike në Siri nga ndonjë prej vendeve anëtarë të BE-së, shton Merritt. Ai i hodhi poshtë deklaratat "e vrullshme" të Britanisë së Madhe dhe Francës, të cilat deklaruan në muajin qershor se në tavolinë gjendej një zgjidhje ushtarake për të garantuar zona të sigurta për civilët brenda Sirisë.

"Realiteti është se Amerika nuk mund të përfshihet aspak për shkak të situatës me Iranin," thotë Merritt. "Prandaj mbeten vetëm shtetet evropiane. Evropianët nuk kanë fuqi apo vullnet politik, apo qoftë edhe autoritetin moral që të shkojnë në Siri për të rënë dakord e për të zgjidhur gjërat."

Ekspertët thonë se ata besojnë që BE-ja është lënë të fokusohet në përpjekjet e saj në sanksionet kundër elitës politike dhe ekonomike siriane, si dhe për të rritur fondet e ndihmës për përballjen me pasojat e luftës civile.

Komisioni Evropian ka shpenzuar thuajse 69 milionë euro (90 milionë dollarë) në ndihmat humanitare për njerëzit e shpërngulur brenda Sirisë, refugjatët irakianë dhe palestinezë në Siri si dhe refugjatët sirianë në shtetet fqinje si Jordani, Liban dhe Turqi. Një paketë shtesë prej 50 milionë eurosh u miratua në fund të muajit shtator. Aktualisht fondet po shpërndahen.

Turqia ngurruese për të kërkuar ndihmë

Bashkimi Evropian, ashtu si dhe organizatat ndërkombëtare mund të luajnë një rol madhor duke ndihmuar shtetet fqinje që të kontribuojnë në situatën humanitare, thotë studiuedi i Carnegie Europe, Pierini, i cili ka pasur komunikime me ambasadorët e BE-së në Turqi dhe Siri. Por deri tani, qeveria turke në veçanti ka hezituar të kërkojë ndihmë. Problemi, sipas Pierinit, është se "autoritetet turke duan të kenë kontroll të plotë në terren. "Ne i kuptojmë disa nga arsyet për çështje sigurie, por në të njëjtën kohë ne nuk kemi parë kurrë institucionet e BE-së duke shpenzuar qindra miliona para publike pa patur disa njerëz në terren," shtoi ai.

Organizatat jofitimprurëse ndërkombëtare, të cilat janë ofruesit e zakonshëm të dhënies së ndihmës, dhe agjencitë e OKB-së nuk kanë luajtur të njëjtin rol në Turqi, siç kanë luajtur në shtetet e tjera fqinje të Sirisë, si për shembull në Jordani. Turqia po i menaxhon vetë kampet e refugjatëve dhe përllogaritet se ka shpenzuar më shumë se 300 milionë euro në to. 

Do të lindnin probleme nëse Turqia do të vendoste për të kërkuar më shumë ndihmë nga partnerët e saj, thotë Pierini. "Për mua është e dukshme se nëse shifrat do të rriten më tej, Turqia nuk mund t´i thotë pjesës tjetër të botës: Më nisni një çek dhe unë do të menaxhoj paratë," tha ai, duke shtuar se Turqia do të duhet të lejojë agjencinë e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara për t´u bërë aktive në terren. 

Trupa të UNDOF - Siri

Trupa të UNDOF - Siri

Bashkëpunimi është i mirë… për momentin

Por gazeta turke Hürriyet Daily News shkroi në seksionin aglez të faqjes së saj online në fund të muajit shtator, se Turqia refuzoi të marrë ndihmë nga dhjetëra OJF, me pretendimin se kjo do të krijonte një problem në rendin dhe sigurinë e vendit. "Ne nuk duam të bëjmë përjashtim për ndonjë OJF, sepse në momentin që ne hapim dyert, do të përfundojmë me më shumë se 100 organizata të tilla që duan të vijnë," citonte gazeta një zyrtar të lartë turk.

OKB-ja duket e kënaqur me mënyrën që Turqia ka zgjedhur për të përballuar situatën. Bashkëpunimi me Turqinë është intesiv dhe i mirë, tha Syble Wilkes nga UNHCR-ja. "Situata perfekte është kur vendi mund të merret vetë me problemin, dhe Turqia ka kampe të standardeve të larta,“ i tha ajo DW. "E rëndësishme është që refugjatët janë të mbrojtur."