1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE: Nota të dobta për vendet e Ballkanit

BE-ja zbeh shpresat e Kroacisë dhe të vende te tjera të Ballkanit për një anëtarësim të shpejtë në të. Në raportin e Komisionit të BE-së thuhet se raundi i zgjerimit mund të ndodhë në një periudhë afatmesme a afatgjatë.

Drejt BE-së me shpejtësi

Drejt BE-së me shpejtësi

Kroacia shpreson të anëtarësohet në vitin 2009 në BE. Por në raportin e fundit të Komisionit të BE-së thuhet se reformat në Kroaci kanë mbetur në vend. Kështu në luftimin e korrupsionit nuk ka përparime. Po ashtu të gjitha përpjekjet për ta bërë administratën kompatibël me atë të BE-së, apo ato për të garantuar investimet e sigurta nga jashtë nuk po tregojnë ndonjë sukses të dukshëm.

Në rast se Kroacia nuk e përshpjeton rrugën e reformave, atëhere anëtarësimi i shpejtë në BE mund të mbetet një ëndërr

Paralajmërimit nga Brukseli vijnë pikërisht në mes të periudhës elektorale. Qeveria e qendrës së djathtë e Ivo Sanaderit po lufton për të mbijetuar politikisht. Socialdemokratët në opozitë po bëjnë presion. Kryetari i tyre Zoran Milanovic i akuzon konservatorët për ngadalësi dhe sipas tij raporti i Brukselit është një shuplakë për qeverinë aktuale: 'Kritika argumentohet mjaft mirë. Puna është mjaft e thjeshtë, në rast se ti do të bëhet anëtar i një klubi, duhet t'i ndjekësh rregullat e tij. Unë vetëm se mund të theksoj ato që kërkohen: reforma në fushën e drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit duhet të kenë prioritet."

Gjatë fushatës elektorale Milanovic nuk e trajtoi çështjen e anëtarësimit të vendit në BE. Këtë gjë nuk e bëri as kryeminstri aktual Sanader. Një gjë e tillë nuk është rastësi, por veprim i ndërgjeshëm. Që të dy kanë frikë se mund të humbasin vota, sepse sipas anketimeve të fundit shumica e kroatëve janë kundër presionit të Brukselit për reforma, ngaqë mendojnë se Kroacia po kontrollohet shumë më rreptësisht sesa Rumania apo Bullgaria, që janë tashmë anëtare të BE-së. Por megjithë notat jo të mira nga Brukseli, mundësitë e Kroacisë për t'u anëtarësuar në BE-në nuk janë baraz me zero, në rast se aktorët politikë të vendit bëjnë përpjekje maksimale në këtë drejtim.

Perspektiva e anëtarësimit për vendet e tjera të rajonit është shumë më e errët

Serbia nuk bashkëpunon me tribunalin e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi. Për të ardhmen e Kosovës ende vazhdon të diskutohet. Bosnje-Hercegovina është politikisht e paqëndrueshme, tri grupet etnike të këtij vendi nuk kanë arritur ende të bien dakord për një polici të përbashkët. Në raportin e BE-së thuhet se në vend mungojnë parakushtet për afrimin me BE-në.

Sipas mendimit të ekspertëve edhe në Shqipëri dhe në Maqedoni është duke u bërë shumë pak në lidhje me afrimin me BE-në, për këtë edhe këto vende nuk mund të presin një herë për një periudhë afatmesme apo afatgjatë fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

  • Data 06.11.2007
  • Autor Andreas Meyer-Feist
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C4iv
  • Data 06.11.2007
  • Autor Andreas Meyer-Feist
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C4iv