1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE - Ndjenja të përziera pas zgjedhjeve në Greqi

Aleksis Tsipras pritet të shkojë këtë javë në Bruksel për të paraqitur listën e dëshirave. BE-ja është e gatëshme që t'ia zgjasë Greqisë deri në 50 vjet afatin e shlyerjes së borxheve.

"Fitorja e Syrizes në zgjedhje do ta shtojë më tepër dobësinë e ekonomisë në BE," tha kryeministri konservator britanik David Cameron në Londër. Në Paris, presidenti socialist, François Hollande, e uroi kryeministrin e ri të Greqisë për fitoren e tij dhe shpreson për të bashkëpunuar me të. Në Bruksel, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker bëri të ditur se ai do të punojë natyrisht me çdo qeveri greke. "Ne do të studiojmë në detaje, cilat janë dëshirat e qeverisë greke," tha Junker pas fitores së të majtës radikale në Greqinë e mbytur në borxhe.

Pritet që Aleksis Tsipras, kryeministri i ri, të shkojë këtë javë për në Bruksel për t'i paraqitur Këshillit, Komisionit Evropian dhe Kryetarit të Parlamentit listën e dëshirave.

Falja e borxheve objektiv jo i afërt

"Unë mendoj se Tsipras do ta kuptojnë shumë shpejt se çështja e faljes së borxheve nuk është çështja më e rëndësishme për Greqinë," tha Presidenti i Parlamentit Martin Schulz (SPD) për DW-në. "Unë personalisht nuk mendoj se do të ketë falje borxhesh, por është shumë më e rëndësishme është që suficiti buxhetor, që kemi për herë të parë atje, të stabilizohet, dhe të vazhdojë lufta kundër evazioni fiskal". Jean-Claude Juncker tha se ai pret bisedimet me përfaqësuesit e Greqisë dhe se çështja e faljes së borxheve nuk është urgjente për momentin.

Gabi Zimmer

Gabi Zimmer

Kryetarja e partive të majta në Parlamentin Evropian Gabi Zimmer tha për DW-në se tani është e rëndësishme që me qeverinë e re greke të bisedohet me ndershmëri dhe që grekëve t'u sinjalizohet që nuk synohet shkatërrimi i sistemit shëndetsor dhe i strukturave të tjera sociale në Greqi. Ajo mendon se falja e borxheve është e mundur edhe sepse Greqia nuk do të jetë në gjendje që t'i shlyejë borxhet.

Nga fushata zgjedhore - në negociata reale

Eksperti financiar i grupit konservator në Parlamentin Evropian, Markus Ferber (CSU), i konsideron kërkesat e fuqishme të Syrizas në lidhje me donatorët si zhurmë për fushatën elektorale.

Markus Ferber

Markus Ferber

Pas zgjedhjeve gjërat duken ndryshe. Ferber është kundër faljes së borxhit: "Falja e borxhit është një masë afatshkurtër që do të lehtësojë Greqinë, por një masë e cila në perspektivë afatgjatë nuk do ta rrisë besimin e tregjeve financiare tek ky vend." Ferber mendon se në rast se ndodh kjo Greqia do të varet në perspektivë afatgjatë prej solidaritetit të Bashkimit Evropian dhe nuk do të mund të kthehet në tregjet financiare botërore.

BE-ja është e gatëshme që t'ia zgjasë Greqisë deri në 50 vjet afatin e shlyerjes së borxheve. Po ashtu sipas Komisionit është i mundur edhe ndryshimi i përbërjes së trojkës së BE-së e cila është aq e urryer në Greqi. Por këto ide të Jean-Claude Junckerit e acarojnë eurodeputetin konservator Markus Ferber. Ai tha se trojka është pjesë e marrëveshjes për ndihmat dhe borxhet dhe në rast se ndryshohet trojka duhen ndryshuar edhe marrëveshjet dhe për këtë duhet edhe vota e Parlamentit gjerman.