1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

BE ndihmon zhvillimin e komunave në veri të Kosovës

Donacionet synojnë zhvillimin e komunave në veri, integrimin e popullatës serbe dhe nxitjen e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.

Mitrovica Veriore

Zoran N. nga Zvecani edhe sot po orvatet të fitojë pak para me taxi-në e tij; burimi i vetëm i ekzistencës. "Kohë pas kohe afrohem të komuna e pyes për ndonjë donacion. Gjithnjë zbrapsem me arsyetime boshe. S'të japin gjë, po s' pate lidhje brenda komunës, apo lart në qeveri...Ndaj do t' i lusja përfaqësuesit e BE-së, që të kenë një kontroll mbi donacionet. Në të kundërtën tek ato mund të kenë qasje vetëm ata, që kanë krahun e fortë, por jo edhe qytetari i thjeshtë", porosit ky qytetar.

Jabllanovic: Investimet në veri, zhvillim dhe jetë

Dragan Jabllanovic, kryetar i komunës së Leposaviqit, një komunë tjetër në veri të Kosovës thotë për DW-në se bashkëpunimi me qytetarët dhe me shoqërinë civile do të jetë i vazhdueshëm, qoftë në përzgjedhjen apo hartimin në projekteve me interes. "Donacioni i BE-së për komunën e Leposaviqit do të thotë jetë dhe zhvillim, ndërsa për popullatën me papunësi enorme është thelbësor që të mund të përkujdesen për vete dhe familjet e tyre", thote Jabllanovic duke ftuar për bashkëpunim të gjitha grupet etnike, përfshirë edhe banorët e tri fshatrave shqiptare brenda komunës: Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë, me të cilët siç thotë, nuk kishin ndonjëherë konflikte, por as bashkëpunim, për faktin se ndërmjet tyre qëndronte politika. Ndërsa mundësi tjetër për këto komuna janë edhe fondet e IPA-s (Instrumenti për paranëtaresim në BE), në të cilat komuna e Leposaviqit ka konkuruar me projektin për furnizim me ujë të pijes. "Sipas vleresimeve, projekti ka vlerën 4 milione e 700 mijë euro, i cili do të siguronte ujë të pijes për zonat urbane dhe të gjitha fshatrat e komunës së Leposavicit", thotë kryetari Bllagojevic.

Zhbogar:5 milionët e parë të investimeve në veri

Samuel Zhbogar, përfaqësues i BE-së në Kosovë,

Samuel Zhbogar, përfaqësues i BE-së në Kosovë,

Sipas Zyrës së BE-së në Prishtinë, në vitin e kaluar Komisioni Evropian ka ndarë mbi 38 milionë euro për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përjashtuar këtu të hyrat nga doganat, të cilat derdhen në një fond të veçantë për zhvillimin e veriut. Ndërsa, të pesë milionët e parë do të orientohen në mbështetjen e sektorit të bujqësisë, të blegtorisë, të infrastrukturës dhe tek organizatat joqeveritare. "Sepse detyra e Bashkimit Evropian është që të ndihmojë me ato, që mundet", mendon Samuel Zhbogar, përfaqësues i BE-së në Kosovë, sipas të cilit në besimin reciprok, ku zë fill edhe normalizimi i marrëdhënieve ndërnjerëzore."Shpresoj se të gjithë bashkë do të bëjmë, që qytetarët në Leposavić, Mitrovicë, Zubin Potok, Zvečan dhe kudo tjetër në Kosovë të jetojnë një jetë normale. E me këtë, ne mund të bëjmë shumë!", mendon Zhbogar.

Tahiri:Investimet në veri masa per integrimin e serbëve

Zëvendëkryeministrja e Kosovës Edita Tahiri

Zëvendëkryeministrja e Kosovës Edita Tahiri

Për zëvendëkryeministren e Kosovës Edita Tahiri, investimet socio-ekonomike në pjesën veriore të Kosovës nga BE janë tejet të rëndësishme. "Ndërsa edhe ne si qeveri kemi planet tona investive të zhvillimit ekonomiko-shoqëror të kësaj pjese përfshirë edhe Fondin per Zhvillim, i cili tashmë është funksionalizuar dhe iu dedikohet projekteve konkrete, qoftë institucionale apo të shoqërisë civile. Të gjitha këto janë masa, që përshpejtojnë procesin e zhvillimit dhe të integrimit të serbëve të veriut në kuadër të institucioneve tona, siç ka ndodh me serbët në pjesë tjera të Kosovës", thotë zv/kryeministrja Tahiri, sipas së cilës pas zgjedhjeve në veri ka një realitet të ri dhe priten ndryshime esenciale, ndërsa takimin e parë me kryetarët e komunave veriore e sheh si konstruktiv dhe inkurajues. "Kryetarët e komunave në veri janë shprehur qartë që e kuptojnë dhe respektojnë kontekstin e ri, në të cilin gjendemi, duke braktisur format e vjetra dhe ata do të jenë pjesë institucionale e shtetit të Kosovës", beson Tahiri.

Investimet e ndara në veri integrim apo...

Komunat ne veri te Kosovës:Leposaviqi, Zvecani, Zubin Potoku dhe veriu i Mitrovicës që nga përfundimi i luftës së Kosovës me '99 ishin jashtë administrimit të institucioneve të Kosovës.Se çfarë janë marrëdhëniet aktuale të serbve me institucionet e Kosovës dhe çfarë do të jetë bashkëpunimi gjatë implementimit të projekteve të mundësuara nga BE, kryetari i komunës së Zvecanit, Vuçina Jankovic, por edhe Aleksandar Spiric nga komuna e Mitrovicës Veriore dhe zëdhënës i Listës Serbe, intervistës së premtuar pas zvarritjes njëjavore iu përgjegjën me heshtje. Kryetari i komunës së Leposaviqit, Dragan Bllagojevic tha për DW-në se bashkëpunimi me institucionet e Kosovës zhvillohet vetëm nëpërmjet Zyrës së BE-së, ndërsa komunikimi vetëm me telefon dhe internet. Përderisa në mbledhjen e mbajtur jo fort larg kryetarët e komunave veriore deklaruan se i vetmi organ, të cilin e njohin është shteti i Serbisë. Mbetet të shihet, nëse serbët në veri do të vazhdojnë te joshen edhe më tej nga mjetet e zotuara për ta nga qeveria e Serbisë, apo do të integrohen në shoqëri, si rezultat i investimeve milionëshe të BE-së dhe qeverisë së Republikës së Kosovës.