1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

BE ndihmon kthimin e të zhvendosurve romë dhe ashkali

Zyra e BE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim dhe UNHCR, ka lansuar një projekt per kthimin në Kosovë e të zhvendosurve RAE nga Mali i Zi dhe ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Projekti ka për qëllim mbështetjen e qeverisë së Kosovës në përpjekjet për të siguruar të drejtën e kthimit në Kosovë për të gjithë, lehtësimin e kthimit vullnetar, si dhe gjetjen e zgjidhjes afatgjatë për këto familje. Nga projekti pritet të përfitojne rreth 60 familje rome, ashkalije dhe egjiptase, të cilat janë të zhvendosura aktualisht në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë (IRJM) dhe në Mal të Zi, thonë për DW-në nga zyra e BE-së në Prishtinë, sipas së cilës: “Familjet do të kthehen në vendet e origjines ,ose në vende të tjera brenda Kosovës. Kthimi është vullnetar dhe vetëm familjet, të cilat shprehin dëshirën për t´u kthyer do të mirren parasysh”.

Meqënëse çdo qytetar nga Kosova ka të drejtë kthimi në vendin e origjinës, projekti do t´u ofrojë të gjitha familjeve të ashtuquajturën “paketë e harmonizuar të asistencës për riintegrim sa më të mirë”, e cila ka brenda vetes edhe asistencën për krijimin e të ardhurave, thonë nga zyra e BE-së në Prishtinë, sipas së cilës pjesa dërmuese e të kthyerve RAE jane riintegruar në shoqëri, ndërsa bashkëpunimi me instiucionet e Kosovës është në nivelin e duhur.

UNHCR: “700 familje të zhvendosura në rajon dëshirojnë kthimin në Kosovë”

Projekti 30 muajsh financohet nga BE me 1,8 milionë euro dhe nga ministria per Komunitete dhe Kthim me 0,2 milion euro, ndërsa implementues është Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara, zyra në Prishtinë. Sipas informatave të mbledhura nga zyrat e UNHCR-së, aktualisht janë rreth 700 familje minoritare në rajon me rreth 3.000 persona, të cilët kanë shfaqur interesim për t'u kthyer në Kosovë, thonë per DW-në nga zyra e UNHCR-së në Prishtinë: “Familjet e përfshira në këtë projekt janë nga komuniteti RAE. Shumica nga ata nuk posedojnë pronë, apo nuk kanë dokumente, me të cilat do të dëshmonin pasjen e pronësisë. Në këtë kontekst është me shumë rëndësi angazhimi i komunave pritëse të ndajnë truall për personat e zhvendosur, të cilët nuk kanë truall dhe duan të kthehen në Kosovë. Ndërsa aktivitetet e projektit janë ndarë në tri komponente: ndërtimi i shtëpive, dhënia e mbështetjes socio-ekonomike, si dhe mbështetja në marrjen e dokumenteve personale”.

Sipas një ekspertize jozyrtare është vlerësuar se janë rreth 17.000 persona të zhvendosur brenda Kosovës, në Malin e Zi rreth 8.000 persona të zhvendosur nga Kosova, ndërsa rreth 1.000 të tjerë në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (IRJM). Por ministri për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, një shifër të tillë e vë në dyshim për faktin së: “Nga njëra anë kemi të dhena zyrtare nga UNHCR, të cilat tregojnë se numri i të zhvendosurve është mbi 230.000. Por shtrohet pyetja: sa prej tyre janë kthyer dhe nuk janë regjistruar si të kthyer, meqë një numer i caktuar personash nuk dëshirojnë të humbasin statusin e refugjatit në Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi për shkak të beneficioneve të caktuara, të cilat i gëzojnë me atë status?”

Qëndrimi i komunitetit pranues, faktor kyq per kthim në Kosovë

Krahas kthimit të serbëve, as kthimi i romëve dhe ashkalinjve nuk ka qënë i lehtë, duke pasur parasysh dyshimet e ngrehura per implikimin e disa prej tyre në krimet e luftës. Ministri Jevtiq thotë për DW-në se: ”Në procesin e kthimit qëndrimi i komunitetit pranues është i rëndësishëm, por më i rëndësishmi është sundimi i rendit dhe i ligjit. Dhe meqë kushtetuta dhe ligjet e Kosovës qartësojnë në mënyrë precize të drejtat e të kthyerve, kjo e obligon MKK-në dhe instucionet ,të cilat kane rol të rëndësishëm në procesin e kthimit në Kosovë”. Përderisa edhe për zyrën e UNHCR-së në Prishtinë angazhimi i plotë i përfituesve potencialë dhe i komunitetit pranues është çelës për të pasur kthim të qëndrueshëm dhe riintegrim të të kthyerve. “Të gjithë ata, që janë të përfshirë në proces, duhet të bashkëpunojnë për të krijuar kushte të përshtatshme për kthim. Mënyra për të promovuar këtë bashkëpunim janë dialogu ndëretnik midis të zhvendosurve dhe komunitetit pranues. Ndërsa vizitat e të zhvendosurve në vendin e kthimit, apo aktivitete të tjera janë pjesë e fazave përgatitore të cilitdo projekt të kthimit“, thonë nga UNHCR, për të shtuar se institucionet e Kosovës janë të përfshira në të gjithë hapat e procesit të kthimit, ndërsa UNHCR bashkëpunon me organizata të tjera ndërkombëtare, shoqërinë civile dhe komunitetin pranues për të mbështetur një kthim të mirëinformuar, të dinjitetshëm dhe të qëndrueshëm të personave të zhvendosur.

Përpjekje intensive për kthimin e të zhvendosurve në Kosovë

Roma-Kinder posieren lachend für den Fotografen im Flüchtlingslager in Leposavic im Nordkosovo, aufgenommen am 18.12.2011. In diesem bleiverseuchten Flüchtlingslager leben aus Deutschland und anderen europäischen Ländern in den Kosovo abgeschobene Roma-Familien auf engstem Raum unter schlechten hygienischen Bedingungen. Das Kinderhilfswerk der Vereinten Nationen UNICEF hilft bei der medizinischen Betreuung, der Förderung von Bildungsangeboten und der Reintegration der betroffenen Roma. Foto: Jens Kalaene

Dalibor Jevtiq (majtas) ministri për për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës

Sipas ministrit për komunitete dhe kthim Dalibor Jevtiq, problemi i të zhvendosurve përbrënda Kosovës po zgjidhet gradualisht dhe brënda pak kohe do të mbyllen të gjitha qendrat kolektive. Për kthim nga IRJM dhe Mali i Zi po bashkëpunojnë të tria qeveritë, përderisa për kthim nga Serbia nevojitet bashkëpunimi i qeverive të Kosovës dhë Serbisë. “Procesi i kthimit të shqiptarëve në veri të Kosovës aktualisht nuk është nën ombrellën e MKK-së. Por gjithsesi pres, që edhe ai proces i i kthimit të jetë nën ingerencën e këtij institucioni dhe si çdo proces tjetër i kthimit, edhe ai të jetë transparent dhe në bashkëpunim me komuntetin pranues, në mënyrë që të largojmë çdo dyshim dhe brengë, e me këtë edhe mundësinë për probleme potenciale“.

Aktualisht projektet e kthimit, të cilat po implementohen nga ministria për Komunitete dhe Kthim janë: „Kthimi dhe Riintegrimi në Kosovë(faza e 3-të)”, “Kthimi urban në Prizren-Te Kalaja“,“Ali Libra” në Gjakovë, “Dubrava” në Dubravë, „Kthimi i Romëve nga Maqedonia dhe Mali i Zi“, si dhe kthimi individual. Partner kryesor në këtë kthim janë: Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasada Britanike, UNHCR, qeveria e Kosovës, qeveria e IRJM-së dhe ajo e Malit të Zi. Ndërsa nga projekti i mbeshtetur nga BE pritet të përfitojnë 60 familje të zhvendosura të komuniteteve RAE.