1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

BE nënshkruan "marrveshje historike" për reformën

Në një atmosferë festive në Lisbonë të Portugalisë u nënshkrua marrveshja për reformën e BE. Të 27 presidentët dhe kryeministrat e vendeve anëtare i vendosën themelet e një Evrope moderne dhe demokratike.

default

Fjalimet e politikanëve tingëllonin shumë të njohura: ngjarje historike, gurëthemel, një etapë e re, kriza u tekjkalua... Të gjitha këto fjalë janë dëgjuar edhe në Romë, para tri vitesh, kur shefat e 25 shteteve të atëhershme anëtare nënshkruan propozimin e ri kushtetues. Por të gjithë e dinë se çfarë ndodhi me këtë kushtetutë, pasi që Franca dhe Holanda në referendum i thanë jo.

Pas dy vjet e gjysmë debatesh, vendet anëtare u dakorduan për hartimin e një Marrveshje, e cila do të zëvendësojë kushtetutën dhe e cila rastësisht quhet marrveshja e Lisbonës, për shkak se Portugalia ka presidencën e radhës së BE. Vlerësimet për dokumentin e Romës dhe të Lisbonës janë pra të ngjashme, por shpresojmë se fati i tyre nuk do të jetë i njëjtë.

Marrveshjen sikur edhe kushtetutën duhet ta ratifikojnë të gjitha 27 vendet anëtare brenda një viti. Për momentin duket se vetëm Britania e Madhe ka vështirësi, sepe eurokritikët kërkojnë referendum. Kryeministri Gordon Braun është kundër, sepse e ka shumë të qartë se britanikët mund ta refuzojnë këtë dokument. Ata mendojnë se qëllimi është krijimi i një super shteti. Në fakt, simbolet si flamuri apo himni janë hequr.

Presidenti e Parlamentit Evropian Hans Gert Pötering citoi bazat e vjetra por edhe të rëndësishme të BE: evropianët kanë dalur nga krizat gjithmonë më të fuqishëm. E vërteta është që me këtë dokument do të rregullohen bazat dhe madhësia e BE. Por është e vërtetë edhe që në këtë dokument nuk thuhet qartë se cili është drejtimi që BE duhet të ndjekë dhe ku janë kufijtë e tij. Ky debat duhet të zhvillohet më vonë. Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy ka paralajmëruar se për këto çështje do të flitet më së largu në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm kur Franca është udhëheqëse e radhës e BE.

Grindjet e përhershme mes dy krahëve të BE, atyre që kërkojnë lidhje më të fuqishme mes shteteve anëtare dhe atyre që kërkojnë zgjërimin më të shpjetë të tij, ende nuk kanë

përfunduar. Grindjeve nuk u ka dhënë fund as Marrveshja e Lisbonës, e cila paraqet një hap shumë të rëndësishëm, por kurrsesi edhe të fundit, sepse kjo marrveshje nukë ësthë e fundit. Për të gjithë skeptikët evropian edhe një prehje: në marrveshje për herë të parë përmendet mundësia edhe e daljes prej BE.


  • Data 13.12.2007
  • Autor Bernd Riegert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CbQO
  • Data 13.12.2007
  • Autor Bernd Riegert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CbQO