1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE në konflikt me Hungarinë

Komisioni Europian padit Hungarinë në dy raste. Në konfliktin për pavarësinë e Bankës Qëndrore ka si duket një marrëveshje. Komisioni do të negociojë sërish për mbështetje financiare për Hungarinë.

Komisionerja Viviane Reding

Komisionerja Viviane Reding

Komisioni Evropian padit Hungarinë në dy raste, por i premton vendit megjithatë mbështetje financiare. Komisionerja e drejtësisë e BE-së, Viviane Reding, tha: "Ne kemi parë se për shkak të presionit nga ana e Komisionit Evropian janë korigjuar shumë mangësi, por është kjo nuk është ende e mjaftueshme."

Reformat në gjyqësor ende të pamjaftueshme

Kryeministri hungarez Viktor Orban

Kryeministri hungarez Viktor Orban

Qeveria hungareze e kryeministrit Viktor Orban dëshiron të reduktojë moshën e daljes në pension të gjyqtarëve nga 70 në 62. Komisioni beson se qeveria dëshiron të largojë në këtë mënyrë gjyqtarët e padëshiruar nga puna.

"Dhe që fjala nuk është vetëm për gjëra të vogla, e tregon fakti që Hungaria ka ndërmend të pushojë nga sot me nesër mbi 274 gjyqtarë. Këto janë 10 për qind e gjyqtarëve  hungarezë dhe kjo nuk është në rregull kështu."

Kritika e dytë të Komisionit ka të bëjë me pavarësinë e të ngarkuarit për mbrojtjen e të dhënave. Edhe këtu Komisioni dhe qeveria hungareze kanë negociuar gjatë. Komisioni gjen mangësi, që presidenti mund të shkarkohet lehtësisht dhe prandaj ai nuk është i pavarur.

Por këto dy pika Orban nuk bindet. Prandaj tani Komisioni ankohet përpara Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Arsyeja: shkelja e marrëveshjeve ekzistuese të BE-së dhe të Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian. Brukseli druhet se Orban dëshiron të forcojë pushtetin e tij. Kryeministri hungarez premtoi se do të ndryshojë menjëherë ligjin, në qoftë kjo kërkohet me një vendim të Gjykatës. Me sa duket Orban llogarit, që ligjet e tij do t'i rezistojnë provimit.

Hungaria bën lëshime në konfliktin për bankën Qëndrore hungareze

Ndertesa e parlamentit ne Budapest

Ndërtesa e parlamentit ne Budapest

Fjala është për pavarësinë e Bankës Kombëtare të Hungarisë. Prandaj Komisioni ka premtuar tani, t'i vijë në ndihmë Hungari me asistencë financiare. Komisionerja Viviane Reding u shpreh:

"Ne u kemi dhënë një paradhënie në besim si të thuash dhe tani presim, po fillojnë negociatat financiare me Hungarinë, por këto do t'i plotësojmë vetëm, kur premtimet e hungarezëve të pasqyrohen edhe në ligjin hungarez."

Në grindjen për Bankën Kombëtare u bë fjalë së fundi për pagat e presidentit të Bankës Kombëtare, që mund të ndryshohen gjatë mandatit të tij. Zëvendësshefja e Komisionit Reding e kundërshtoi kritikën, se Komisioni po vepron me rreptësi kundër një vendi të vogël anëtar dhe kursen vendet e mëdha anëtare. "Unë e kam nxjerrë edhe Luksemburgun para gjykatësit." Komisionerja me këto fjalë donte të theksonte, se ajo nuk ndalet as para vendlindjes së saj

Autor: Christoph Prëssl/Angjelina Verbica