1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

BE: Mbështetje politike Greqisë së zhytur thellë në borxhe

Kryetarët e qeverive dhe të shteteve anëtare të BE-së diskutuan sot në Bruksel për shpëtimin e Greqisë nga falimentimi dhe ndihmat për të.

Fotografi simbolike: Euro dhe Greqia

Greqia në krizë

Greqia e zhytur thellë në borxhe nuk mund të presë një herë për një herë ndihma financiare nga BE-ja, por mbështetje politike.

Ky qe vendimi që u mor në një samit të jashtëzakonshëm të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel. Presidenti i Këshillit të BE-së, Herman van Rompuy, tha se Athina nuk ka kërkuar mbështetje financiare. Por Bashkimi Evropian nuk mund ta lërë Greqinë vetëm me problemet e saj, sepse rreziqet për euron janë të mëdha.

Kryeministri grek Jorgos Papandreu prezantoi në takim masat shtesë të planifikuara nga qeveria e tij, për të shmangur me forcat e veta falimentimin e shtetit.

BE-ja dhe Komisioni Evropian i mbështesin plotësisht këto objektiva ambiciozë, tha van Rompuy: "Ne mbështesim plotësisht përpjekjet e qeverisë greke dhe angazhimin e saj për të bërë ç'është e mundur, përfshirë edhe zbatimin e masave shtesë, për të siguruar arritjen e objektivave ambiciozë të programit të stabilitetit për vitin 2010 dhe vitet në vazhdim.

Pamje simbolike: kursimet në BE

BE-ja duhet të kursejë BE

Ne i bëjmë thirrje qeverisë greke të zbatojë të gjitha këto masa në mënyrë rigoroze dhe të vendosur, për të reduktuar me efektivitet deficitin buxhetor në masën 4% brenda vitit 2010. Vlerësimi i parë për zbatimin e masave do të bëhet në mars. Vendet anëtare të eurozonës do të ndërmarrin veprime të vendosura dhe të bashkërenduara për të ruajtur stabilitetin financiar në eurozonë."

Rregullat e eurozonës e përjashtojnë mundësinë e ndihmave të drejtpërdrejta financiare për një vend i cili ndodhet në vështirësi buxhetore. Dhe kjo nga një arsye e mirë: përmes këtij rregulli duhet të pengohet që dikush të shpenzojë përtej mundësive të tij duke qenë i sigurtë se të tjerët do të ndërhyjnë.

Autor: dpa/dw
Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi

  • Data 11.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LyPz
  • Data 11.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LyPz