1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE krijon forumin e integrimit të emigrantëve - Kërkohet zgjidhje e përbashkët

BE synon të mbështesë integrimin e emigrantëve. Për këtë arsye ai ka hapur një faqe interneti dhe ka krijuar një forum të ri.

Forumi i ri i integrimit u mblodh tani për herë të parë në Bruksel (20./21.4.).

Forumi i ri i integrimit u mblodh tani për herë të parë në Bruksel (20./21.4.). Në forumin e integrimit mund të komunikojnë dhe të këmbehen me njëri-tjetrin institucionet e BE-së dhe organizatat e shoqërisë civile.

Në faqen e internetit (www.integration.eu) mund të prezantohen ndër të tjera, koncepte të suksesshme projektesh integruese si dhe pasqyra e situatës në vendet e veçanta. Në forumin e integrimit mund të komunikojnë dhe të këmbehen me njëri-tjetrin institucionet e BE-së dhe organizatat e shoqërisë civile. Forumi i ri i integrimit u mblodh tani për herë të parë në Bruksel (20./21.4.). Por kohërat për emigrantët janë të vështira: Në krizën ekonomike shumë shtete kursejnë psh në kurset e gjuhës.

Kurse gjuhe për integrimin e të huajve.

Kohërat për emigrantët janë të vështira: Në krizën ekonomike shumë shtete kursejnë psh në kurset e gjuhës.


Kriza ekonomike në BE ka mbërritur tek migrantët. Qofshin vjelës luleshtrydhesh në Spanjë, apo punëtorë ndërtimi në Britaninë e Madhe - konjunktura po bie, papunësia po rritet, tani spanjollët mbledhin vetë luleshtrydhet dhe nevojë për fuqi punëtore në ndërtimtari, nuk ka. „Shifra me të vertetë të sakta nuk ka, por ka tendenca fare të qarta. Dyndja psh nga rajonet e Afrikës së Veriut për në Spanjë shpjegohet me atë, që ka patur një kërkesë të madhe në sektorin e rrogave të ulëta.“…thotë Mekonnen Meshgena i fondacionit Heinrich-Bëll, që financohet nga Partia e Të gjelbërve. Meshgena është ekspert për migracionin dhe është anëtar i forumit të BE-së për Integrimin. Këtu takohen ekspertë nga Komisioni Evropian dhe OJQ-të. Kjo është mbledhja e parë zyrtare e forumit.

Shkollë në Francë.

Jo vetëm tregjet e punës, por edhe buxhetet shtetërore janë në vështirësi. Në disa vende anëtare të BE-së autoritetet shkurtojnë kurset gratis të gjuhës.

Kohërat nuk kanë si bëhen më të këqija. Sepse jo vetëm tregjet e punës janë në vështirësi, edhe buxhetet shtetërore. Në disa vende anëtare autoritetet shkurtojnë kurset gratis të gjuhës, ankohen punonjësit e organizatave humanitare. Dhe toni kundër të ardhurve ashpërsohet. Conny Reuter, president i „Social Platform“, një lidhje e organizatave të shumta të ndihmës si Caritas apo Diakonie: „Çfarë presim ne nga ky forum? Shumë, por jo tepër shumë. Ajo që ne presim është në rradhë të parë, që të kemi më në fund një forum për Migrationin dhe integrimin. Të kemi forumin, ku të mblidhen organizatat shoqërore civile, migrantët dhe organizatat e migrantëve plus instituticionet, dhe të zhvillojnë një dialog me të vertetë të sinqertë për politikën europiane të integrimit. Sepse dilema, në të cilën ndodhemi është, se integrimi dhe migrimi shihen me parë në rrafshin nacional dhe secili vend përpiqet, të gjejë zgjidhjen e vet.“

Të 27 vendet anëtare të BE-së vendosin vetë, se kush lejohet të qëndrojë në vendin e tyre dhe kush jo, se kur dhe nëse lejohen të punojnë azilantët etj. Bashkëpunimi kufizohet në agjensinë FRONTEX për sigurimin e kufinjve, këmbimin e përvojës dhe në dëshirën e shprehur disa herë, që ta zgjidhim së bashku problemin e refugjatëve në Mesdhe.

FRONTEX, policë gjermanë, polakë dhe çekë duke kontrolluar për hyrje të paligjshme në BE.

Të 27 vendet anëtare të BE-së vendosin vetë, se kush lejohet të qëndrojë në vendin e tyre dhe kush jo, se kur dhe nëse lejohen të punojnë azilantët etj. Bashkëpunimi kufizohet në agjensinë FRONTEX.


Por tani edhe OJQ-të duhet të japin kontributin e tyre. Ato interesohen për një integrim të shpejtë ekonomik. Integrimi dhe puna shkojnë bashkë, thotë Mekonnen Meshgena i fondacionit Bëll. Në kohë të vështira ekonomike sektori i rrogave të ulëta është veçanërisht i prekur - dhe në këtë mënyrë migrantët. Por atë e zemëron fakti, që brezi i dytë apo i tretë i të ardhurve vazhdon të vuajë nga krizat, sepse ato bëjnë më shumë punë të rëndomta: „Psh po të shohim SHBA-të është e zakonshme që shumica e të sapoardhurve, apo emigrantëve të punojnë në sektorin e rrogave të ulëta. Por fëmijët e tyre e arrijnë kërcimin në shtresën e mesme."

Autor : Christoph Prëssl / Angelina Verbica

Redaktoi : Aida Cama


  • Data 23.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HcQP
  • Data 23.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HcQP