1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE kërkon rrugëdalje nga kriza

Marrrëveshja e Lisbonës do të duhej të bënte BE më demokratik, por irlandezët e refuzuan atë. Një javë pas "jo"-së irlendeze në Bruksel po debatojnë presidentët dhe kryeministrat e shteteve anëtare

default

Popozime të reja të kryeministrit irlandez Brian Cohen nuk mund të priten para samitit të tetorit. Ai duhet të jap një propozim të ri, për dalje nga çorsokaku, ku BE u fut pas pergjigjes negative në referendumin e vendit të tij.

"Jemi të një mendimi se Iralanda ka nevojë për më shumë kohë, që të analizojë rezultatet e votimit dhe të kërkojë zgjidhje. Tek shtëpia do të bëjmë konsultime të reja lidhur me BE. Tani është tepër heret të japim propozime për dalje nga situata e tanishme", theksoi Coëen.

Duket se presidentët dhe kryeministrat e vendeve tjera janë të gatshëm që t'i japin kohë kryeministrit iralandez. Kryeministri i Luxemburgut, Jean Claude Junker thotë se "tetori nuk është tepër vonë në qoftë se sakstësisht dihet se sot nuk kemi asnjë zgjidhje, të cilën mund ta hedhë në tavolinë kryeministri i Irlandës." Ai shpreson që në tetor të kemi një zgjidhje definitive.

Por faza e rimendimit duhet të jetë sa më e shkurtër, me qëllim që reforma kushtetuese të futet në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm, theksoi kancelarja gjermane Angela Merkel.

"Problemi mund të zgjidhet vetëm me Irlandën dhe jo kundër Irlandës. Nuk kemi nevojë për reflektime të reja. Jam e bindur, prandaj duhet të vazhdojmë punën sa më parë në reformën kushtetuese", thotë Merkel.

Kancelarja gjermane paralajmëroi për mundësinë e presioneve të tepërta ndaj Irlandës. Merkel pohon se dalja e këtij vendi nga BE-ja, nuk është zgjidhje e mirë.

"Për të zbatuar vendimet e marra në Nicë, kemi nevojë për të gjitha 27 vendet anëtare. Sugjeroj që të vazhdojmë punën në marrëveshjen e Lisbonës. Duhet të ruajmë qetësinë dhe të tregojmë forcë e vendomëri, me qëllim që njerëzit të kuptojnë se e kemi seriozisht dhe se mund t'i zgjidhim problemet", sugjeron Merkel.

Marrëveshja u ratifikua edhe në Britani të Madhe, ndërsa presidenti francez Nicolas Sarkozy kërkoi që Irlanda të mbajë një referendum tjetër. Franca do të jetë kryesuese e BE prej një korrikut të këtij viti. Komisioneri Jose Manuel Barroso paralajmëroi për ndryshimet e mundshme të tekstit të marrëveshjes.

"Më duhet të them se do të ishte vështirë, shumë e vështirë, që të ndryshohet teksti i Marrëveshjes. Mos harroni, ky tekst është punuar shumë gjatë, deri sa u miratua prej të gjitha 27 vendeve anëtare, përfshirë këtu edhe Irlandën", thekson ai.

Dalja nga kriza ende nuk është gjetur, por shpresohet se zgjidhja tani do të gjendet shumë më shpejt, se pas referendumeve negative në Francë dhe Hollandë, në vitin 2005.

  • Data 20.06.2008
  • Autor Bernd Rigert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ENLM
  • Data 20.06.2008
  • Autor Bernd Rigert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ENLM