1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Neuer Euro-Pakt bis März

5 Shkurt 2011

Deri në fund të marsit duhet të krijohet pakti i ri për më shumë aftësi konkuruese në BE. Kryetarët e shteteve dhe të qeverive bien dakord për propozimin gjermano- francez, megjithëse nuk janë shumë entuziastë.

https://p.dw.com/p/10BKc
Presidenti francez Nicolas Sarkozy, dhe kancelarja gjermane Angela Merkel pas samitit të BE-së për euronFotografi: AP

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy, kërkojnë nga pjesa tjetër e vendeve anëtare të BE-së që kanë euron si monedhë të përbashkët që të veprojnë me vendosmëri. Nëpërmjet reformave, brenda një viti duhet të rritet aftësia konkuruese e vendeve të euro-s dhe duhet stabilizuar monedha. " Ne duhet të tregojmë se e kemi seriozisht," thotë Angela Merkel në Bruksel. Tenstionet që lindin brenda zonës së euros prej aftësive të ndryshme të konkurencës, duhet të eliminohen, thotë kancelarja gjermane Merkel. Së bashku me presidentin francez, ajo kaloi në ofensivë. Dy vendet më të mëdha të euros, janë duke tërhequr edhe vendet e tjera me vete.

EU Gipfel in Brüssel Angela Merkel und Nicolas Sarkozy mit Herman Van Rompuy
Angela Merkel, Nicolas Sarkozy, dhe presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van RompuyFotografi: dapd

Rezerva tek shtetet e vogla anëtare

Megjthatë vendet e vogla dhe jugore të zonës së euros kanë rezerva. Austria, nuk pranon ndërhyrje në autonominë e tarifave dhe politikën e pensioneve. Belgjika, kërkon të ruajë ndërthurjen e rritjes së rrogave me nivelin e inflacionit. Irlanda, do të mbajë taksat e ulta të sipërmarrjeve. Marrjen përsipër të mbulimit të borxheve të reja, të rregullar me ligj, pra "frenimin e borxheve" që bëjnë gjermanët, shumë vende të tjera e shohin me sy kritik. Presidenti francez thotë: "Problemet emergjente kërkojnë masa të menjëhershme". "Ne nuk duam vetëm të flasim, por edhe të veprojmë," plotëson Angela Merkel.

Politika ekonomike e zonës së euros duhet të kordinohet dhe kombinohet më shumë, kërkojnë Merkel dhe Sarkozy. Megjithatë pakti duhet të përbëhet nga premtimet vullnetare të kryetarëve të qeverive dhe shteteve. Autoritet të evropian për vëzhgimin e paktit, nuk duhet të ketë. Megjithatë Komisioni i BE-së, duhet të jetë i lidhur me këtë çështje. Pakti i aftësisë konkuruese do të jetë marrëveshje që nuk ka të bëjë me paktet evropiane, pra nuk do të jetë instrument zyrtar i Bashkimit Evropian.

Me iniciativën e tyre, Merkeli dhe Sarkozy, kërkojnë që të arrijnë integrim më të madh në zonën e euros. Dhjetë vendet e tjera evropiane, që nuk janë në zonën e euros mund të bëhen pjesë e saj kur të duan. Diplomatët e BE-së flasin në Bruksel për lindjen e një Evrope të dy shpejtësive. Presidenti francez i afrohet kështu një hap më shumë objektivit të tij për krijimin e një qeverie ekonomike me kompetencat përkatëse.

EU Gipfel Demonstranten in Kostümen
Demostrues para BE-së në BrukselFotografi: dapd

Samit për zonën e euros në fillim të marsit

Në fillim të marsit duhet të zhvillohet samiti i 17 vendeve të euros. Në fund të marsit do të hidhet edhe një hap tjetër për zgjerimin e paketës së shpëtimit të euros, do të flitet për borxhet e Greqisë dhe Irlandës si dhe për bonot e përbashkëta. Kancelarja gjermane do të ishte e gatshme për të gjitha këto, nëse më parë arrihet pakti i ri, thuhet në rrethet diplomatike të BE-së. Grindjet për volumin e paketës së shpëtimit të euros u shtynë për më vonë. Gjermania kërkon të shmangë premtimet për garanci të reja. Pjesa që paguan Bashkimi Evropian në paketën e shpëtimit duhet të rritet sipas Komisionit të BE-së, nga 250 në 44 miliardë euro.

Autor: Bernd Riegert/ Aida Cama

Redaktoi: Bahri Cani