1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE jep ultimatum për Greqinë

Rruga e formimit të qeverisë në Athinë nuk po hapet. Kaosi politik në Greqi po preokupon edhe Brukselin ku po dëgjohen edhe më tepër që e shtrojnë në pyetje mbetjen e Greqisë në eurozonë.

E ardhmja politike dhe ekonomike e Greqisë mund të jetë shumë e pasigurt, por vendi të paktën mund të llogarisë të enjten me këstin tjetër prej rreth pesë miliardë eurosh nga paketa e ndihmës ndërkombëtare. Zëdhënësi i Komisionit Amadeu Altafaj tha të mërkurën (09.05) shkurtimisht : "Pagesa do të bëhet për shkak se për të ishte rënë tashmë dakord." Po se çfarë ndodh më pas kjo është e paqartë. Për muajin gusht janë planifikuar 30 miliardë të tjera, por vetëm nëse qeveria greke angazhohet për reforma të mëtejshme dhe masat e kursimeve. Por në këtë moment në Athinë nuk po duket në horizont asnjë qeveri, dhe Brukseli po bëhet gjithnjë e më nervoz. Presidenti i Komisionit Jose Manuel Barroso shprehu në një mesazh për Ditën e Evropës një paralajmërim pa ekuivoke, i cili nuk kishte të bënte vetëm me Greqinë.

"Vendet me program ndihme nuk kanë zgjidhje tjetër - veçse falimentimit shtetëror të pakontrolluar, dhe kjo sipas mendimit tim, nuk është alternativë ndaj marrjes së masave të guximshme për konsolidimin dhe për të përmirësuar konkurrencën e tyre përmes reformave strukturore si dhe për të ndërmarrë investime të qëllimshme." - tha Jose Manuel Barroso.

German Foreign Minister Guido Westerwelle addresses the audience during the 15th WDR Europa Forum, at the European Parliament in Brussels, Wednesday, May 9, 2012. (Foto:Yves Logghe/AP/dapd)

Guido Westerwelle duke folur në panelin e WDR -Forumi për Evropën

Por për disa të tjerët duket se dalja e  Greqisë prej bashkimit monetar po hyn në sferën e të mundshmes. Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, e vuri Greqinë gjatë një diskutimi në panelin WDR-Forumi për Evropën në Bruksel, para zgjedhjes: "Fati i Greqisë në zonën e euros, është tani në duart e Greqisë. Greqia duhet ta dijë vetë, çfarë është në rrezik kur marrëveshjet që janë nënshkruar, anulohen ose vihen në pyetje në mënyrë të njëanshme."

Në mënyrë të ngjashme u shpreh në gazetën "Handelsblatt" Jërg Asmussen, anëtar i Presidiumit të Bankës Qendrore Evropiane. Ishte hera e parë që për mundësinë e daljes së Greqisë nga eurozona shprehet një funksionar i tillë. Dalëngadalë në Bruksel po e humbasin durimin me Greqinë edhe ata që janë shumë kuptimplotë.

Fotis Kouvelis, leader of the Democratic Left Party, exits a polling booth in Athens during Greece's general election May 6, 2012. Angry Greek voters head to the polls on Sunday for an election shrouded in uncertainty that could reignite Europe's debt crisis and renew doubts about the country's future in the euro zone. REUTERS/Panayiotis Tzamaros (GREECE - Tags: POLITICS ELECTIONS)

Zgjedhjet në Greqi, 2012

Vërtet që shumë shprehin respekt për vendimin demokratik të zgjedhësve në Greqi. Por mendojnë se ideja që nga njera anë të mbahet euroja dhe njëkohësisht të refuzohen masat e kursimit është një gjë që nuk shkon. Ja si u shpreh ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Aselborn në Forumin për Evropën: "Kjo është arsyeja pse popullit grek duhet t'i bëhet e qartë, se në qoftë se 80 për qind e grekëve duan të qëndrojnë në euro, ata duhet të mbështesin partitë që mbështin këtë politikë. Përndryshe, më vjen shumë keq për Greqinë, për popullin grek, por pastaj vjen një pikë ku Greqia e ka humbur për fat të keq shansin , dhe unë mendoj se kjo njerëzve do t'u dhëmbë  me të vërtetë shumë. "

Për Komisionin është shumë e rëndësishme të theksohet, që askush nuk e ka detyruar Greqinë që të kërkonte dhe pranonte paketën e ndihmës. Ishte qeveria e mëparshme greke që e kërkoi këtë. Presidenti i Komisionit Jose Manuel Barroso u ankua për politikanët, jo vetëm ata grekë, të cilët në vendet e tyre dhe përpara zgjedhësve flasin ndryshe nga sa flasin në Bruksel.

  • Data 10.05.2012
  • Autor Christoph Hasselbach / Dr. Pandeli Pani
  • Fjalët kyç athine, greqi, rruga
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/14sXF
  • Data 10.05.2012
  • Autor Christoph Hasselbach / Dr. Pandeli Pani
  • Fjalët kyç athine, greqi, rruga
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/14sXF