1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

BE jep dritën e gjelbër për Kosovën dhe Serbinë

Nga Brukseli vijnë lajme pozitive lidhur me të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë. Krërët më të lartë të BE-së ranë dakord edhe për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit për Kosovën, edhe për fillimin e negociatave me Serbinë.

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së kanë miratuar në parim fillimin e negociatave me Serbinë. Këtë e bëri të ditur Presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy këtë të premte nga Brukseli. Negociatat duhet të fillojnë më së vonti në janar të vitit të ardhshëm. Por për këtë, krerët e shteteve dhe qeverive duhet të bien dakord edhe një herë në samitin që zhvillohet në fund të këtij viti, bëjnë të ditur diplomatët. Gjithashtu në bisedimet e sotme në Bruksel pati edhe një dritë të gjelbër për nëshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Kosovën. Kjo marrëveshje është kusht për negociatat e mëvonshme për anëtarësim.

Ndërkohë Komisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Füle ka përshëndetur Kosovën dhe Serbinë për vendimin që morën krerët e BE-së në Bruksel. Sipas tij, Kosovës do t'i hapet rruga për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, kurse Serbia do të nis negociatat për anëtarësim në BE.

Një ditë më parë (27.06), koalicioni qeverisës i unionit kristiandemokrat dhe kristiansocial së bashku me partinë liberale ranë dakord parimisht për fillimin e negociatave me Serbinë, por jo para vitit 2014. Në një seancë plenare të enjten, Bundestagu dha dritën e gjelbër për fillimin e këtyre bisedimeve me kusht që Kosova dhe Serbia të vënë në jetë marrëveshjet për të cilat kanë rënë dakord. Unioni qeverisës kristiandemokrat e kristiansocial si edhe partneri i koalicionit, partia liberale u shprehën qartë se data më e hershme për këtë do të jetë janari i vitit 2014.

Ndër kushtet që duhet të plotësojë Serbia përmenden ngritja e strukturave të reja në sektorin e sigurisë dhe atë të drejtësisë, të cilat do të duhet t'i nënshtrohen jo vetëm kontrollit politik, por edhe financimit nga qeveria e Kosovës. Përveç kësaj Beogradi duhet t'i japë Kosovës një pasqyrë të qartë të pagesave që vijnë nga Serbia për institucionet në Kosovë. Kërkesë tjetër është mbajtja e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira komunale në të gjithë Kosovën. Bundestagu i kërkon qeverisë serbe deri më 30 nëntor të informojë me shkrim për plotësimin e planit 15 pikësh mes të dy shteteve.