1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE-ja thellësisht e shqetësuar në lidhje me Egjiptin

BE-ja vazhdon të ngulë këmbë tek rruga e bisedimeve. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle ka kërkuar një takim krize të evropianëve për Egjipin.

BE-ja po reagon gjithnjë e më shumë e pafuqishme dhe e dëshpëruar për ngjarjet në Egjipt. Të mërkurën (14.08.13) Catherine Ashton, shefe e politikës së jashtme të BE-së reagoi disa herë me formulime shumë të ashpra ndaj dhunës atje. Herën e fundit ajo u bëri thirrje forcave të sigurisë që të "ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale," qeveria kalimtare duhet t'i japë fund gjendjes së jashtëzakonshme "sa më shpejt të jetë e mundur".

Adli Mansour Catherine Ashton Kairo Ägypten

Catherine Ashton në Kairo

Ashton u kishte kërkuar më parë edhe protestuesve që të "shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm dhe provokimet" dhe dënoi sulmet ndaj kishave të minoritetit kopt - një kritikë e drejtuar në mënyrë të qartë kundër Vëllazërisë Myslimane. Por objektivi kryesor i akuzave të saj ishin qeveria dhe forcat e sigurimit. Ashton tha se Egjipti ndodhet para një "të ardhmeje të pasigurt", nëse konfrontimet do të vazhdojnë. Por Egjipti ende mund të ketë një të ardhme tjetër, "në qoftë se të gjitha palët bashkohen në një proces politik që përmes zgjedhjeve rivendos struktura demokratike dhe lejon pjesëmarrjen paqësore të të gjitha forcave politike."

Mision i dështuar i BE-së për ndërmjetësim

Por zyrtarët e BE-së janë bërë tani spektatorë të thjeshtë. Bernardino Leon, i dërguari i posaçëm i BE për Lindjen e Mesme, përpiqet që zyrtarisht të vazhdojë të ndërmjetësojë.

Ägypten Vermittler William Burns und Bernardino Leon

Bernardino Leon dhe William Burns

Por përpjekja e tij e fundit, të cilën ai e kishte filluar me diplomatin amerikan William Burns dështoi. Leon tha se Vëllazëria Myslimane e kishte miratuar planin, kurse ushtarakët që kishin dhënë vetëm disa orë më vonë komandën për sulm, jo. Edhe Leon ia ngarkon në këtë mënyrë përgjegjësinë për dhunën, sidomos qeverisë kalimtare dhe ushtrisë.

Martin Schulz, Presidenti i Parlamentit Evropian, flet në një reagim zyrtar, për përgjegjësinë e autoriteteve "për të siguruar që të gjithë egjiptianët, pavarësisht bindjes së tyre politike, të mund të demonstrojë në mënyrë paqësore. "Detyrë e qeverisë është të gjetjë një zgjidhje paqësore të krizës së tanishme."

Jo vullnet për të folur

Edhe pse duket se BE është në anën e Vëllazërisë Myslimane dhe Ashton ka kërkuar vërtet disa herë lirimin e presidentit Mohammed Mursi, gjendja duket më e komplikuar, për shkak se BE-ja i ka ndjekur me dyshim të madh përpjekjet e një pjese të Vëllazërisë Myslimane për islamizimin e Egjiptit.

EU-Ukraine Gipfel in Brüssel

Elmar Brok

Eurodeputeti Elmar Brok (CDU) tha për Deutsche Wellen që e mira është të mbështetemi tek ajo pjesë e madhe e popullsisë që është për një shtet laik dhe që BE-ja duhet që ta bindë ushtrinë në Egjip që jo vetëm të respektojë rregullat demokratike por edhe të gjejë një modus vivendi bashkësinë myslimane.

BE-ja vazhdon të ngulë këmbë tek rruga e bisedimeve, sepse sipas Brok në ras se dështon ajo mund të ketë "ndonjë luftë civile apo ndonjë lloj terrorizimi islamik".

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle, ka kërkuar me forcë një takim krize të evropianëve për Egjipin, mundësisht në nivel ministror. Gjarë një vizite në Tunizi, tha ai se një qasje e përbashkët është edhe në interesin e evropianëve sepse.Egjipti nuk është diku larg në botë por fqinji ynë"