1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

080711 EU Frontex

12 Korrik 2011

Sipas planeve agjencia Frontex duhet të ketë në të ardhmen mundësi të blejë ose të marrë me leasing aparate dhe pajisje si helikopterë ose anije.

https://p.dw.com/p/11tEW
Illegal immigrants are seen in a detention center in Kyprinos, in the region of Evros, at the Greek-Turkish borders, on 05 November 2010. A contingent of border police sent by Frontex, the European agency for guarding the EU's external borders, arrived in Greece in order to assist efforts to stem the tide of illegal migrants entering the EU via the Greek-Turkish land border. Greece had requested assistance from the EU border policing agency some days ago in order to tackle increased pressure from illegal migration along its borders with Turkey. EPA/NIKOS ARVANITIDIS +++(c) dpa - Bildfunk+++
Fotografi: picture alliance / dpa

Për të mbrojtur më mirë kufijtë e vet të jashtëm prej refugjatëve ilegalë BE-ja synon të zgjerojë Agjencinë Evropiane për Mbrojtjen e Kufijve Frontex. Sipas planeve Frontex-i duhet të ketë në të ardhmen mundësi për të blerë ose për të marrë me leasing aparate dhe pajisje si helikopterë ose anije. Për këtë kompromis ranë dakord 27 shtetet anëtare të BE-së pas negociatash të vështira në Bruksel. Projekti duhet të miratohet edhe nga parlamenti dhe nga Këshilli i Ministrave. Problemi më i madh në këtë mes mbetet financimi, sepse për Frontex-in nuk është parashikuar ndonjë rritje buxheti.

Gil Arias Fernandez nuk të lë vërtet përshtypjen se është i kënaqur. Faktin që BE-ja do të zgjerojë Agjencinë Evropiane të Mbrojtjes së Kufijve zëvendësdrejtori i Frontex-it e regjistron më shumë me qetësi. Në fakt ende nuk është vendosur gjithçka. Propozimet duhet të miratohen edhe nga parlamenti dhe nga këshilli i ministrave, dhe kjo mund të zgjasë, thotë ai. Në rast se Brukseli jep dikur dritën e gjelbër, atëherë në fillim të vitit të ardhshëm edhe Frontex-i do të mendohet se si t'i zbatojë dhe vërë në jetë kompetencat e reja.

FILE - A photograph made available on 21 August 2009, shows under-age illegal immigrants shouting slogans and holding banners reading " we want freedom we don't want food", as they protest against their detention conditions at a center for illegal immigrants, at the island of Lesvos, Greece, 20 August 2009. Greece has asked the European Union for help to stem the growing tide of illegal immigrants. A rapid intervention team from EU border agency Frontex will be deployed to the border, acting under Greek authority, EU Home Affairs Commissioner Cecilia Malmstrom said Sunday, October 24, 2010 in Brussels. EPA/STR BEST QUALITY AVAILABLE +++(c) dpa - Bildfunk+++
Fotografi: picture alliance/dpa

"Është parashikuar që Frontex-i të blejë në të ardhmen pajisje të vetat dhe që ne të zotërojmë një kontingjent të caktuar personeli të mbrojtjes së kufirit. Me këtë do të ishim në gjendje të ishim më shpejt gati për veprim. Gjë që për momentin nuk është kështu. Çdo herë që planifikohet të vihemi në veprim, na duhet të lusim fillimisht shtetet anëtare për të vënë në dispozicion roje kufiri, helikopterë dhe anije patrullimi, në mënyrë që ne të mund të fillojmë veprimtarinë tonë në vendin e misionit."

Greek police officers patrol near the northeastern city of Orestiada, at the Greek-Turkish borders, on 05 November 2010. A contingent of border police sent by Frontex, the European agency for guarding the EU's external borders, arrived in Greece in order to assist efforts to stem the tide of illegal migrants entering the EU via the Greek-Turkish land border. Greece had requested assistance from the EU border policing agency some days ago in order to tackle increased pressure from illegal migration along its borders with Turkey. EPA/NIKOS ARVANITIDIS
Kufiri greko-turkFotografi: Picture-Allaince/dpa

Pajisje të vetë Frontex-it do ta bënin punën e tij në njëfarë mënyre edhe më efektive. Tingëllon mirë, por ka një kleçkë: paratë. Aktualisht buxheti vjetor i Agjencisë për mbrojtjen e Kufirjve shkon në 86 milionë euro. Dhe asgjë nuk flet për një rritje të buxhetit, me të cilën mund të llogariste Frontex-i.

"Edhe nëse në të ardhmen do të na jepet mundësia për të blerë pajisje të rënda, ne duhet të qëndrojmë realistë. Prandaj mendojmë më shumë për leasing dhe për realizimin e kësaj me përfshirjen e disa shteteve anëtare të BE-së. Përndryshe buxheti ynë duhet të rritej në mënyrë voluminoze, gjë që përballë krizës ekonomike aktuale nuk shtrohet për diskutim."

Im Rahmen des in Hamburg stattfindenden Antirassismus- und Klimacamps tragen Teilnehmer am Dienstag (19.08.2008) in Lübeck auf einer Demonstration gegen die EU-Grenzschutzagentur Frontex ein Schild mit der Aufschrift "Shut down Frontex". Im Hintergrund das Lübecker Holstentor. Vor der Demonstration hatten mehrere hundert Menschen an einer Kundgebung vor der Bundespolizeiakademie in Lübeck teilgenommen, an der auch Frontex-Mitarbeiter ausgebildet werden. Foto: Bodo Marks dpa/lno +++(c) dpa - Report+++
Demonstrata kundër Frontex-itFotografi: dpa

Shumica e shteteve anëtare janë plotësisht të bindura, se migrimi i paligjshëm nuk mund të vihet nën kontroll me anë të kontrolleve kufitare brenda BE-së (si në rastin e Danimarkës). Për kryeministrin polak dhe kryetarin aktual të Këshillit të BE-së, Donald Tusk, kjo është rruga krejt e gabuar për zgjidhjen e problemit, që sa vjen e rritet. Deklarata, të cilat i dëgjojnë me kënaqësi te Frontex-i. Problemi i vetëm: deri sa zgjerimi i kompetencave të agjencisë së mbrojtjes së kufirit të ketë hyrë në fuqi, kryesinë e radhës në BE do ta ketë marrë një vend tjetër. Pikërisht Danimarka. Një vend, i cili me sa duket nuk donte t'i besonte Frontex-it.

Autor: Henryk Jarczyk / Pandeli Pani

Redaktoi: E. Xhani