1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

BE-ja shkon me ide të qarta në konferencën për klimën

Kanë mbetur edhe pak ditë nga konferenca për klimën në Bali. Pas dhjetë vjetësh të diskutimit në Japoni mbi Protokollin e Kiotos në Japoni, në Bali sivjet do të bëhen përpjekje për hartimin e marrëveshjes pasuese.

default

Vitin e kaluar u takuan në Nairobi vendet në fazën e industrializimit si dhe ato në zhvillim për të rënë dakord mbi kohën pas "Protokollit të Kiotos". Por ky takim nuk pati sukses. Ndërsa tani diskutimi do të vazhdojë në ishullin e Indonezisë Bali.

Delegacioni ndërmjetësues i Bashkimit Evropian në konferencën për klimën në Bali në radhë të parë do të arrijë, që bashkësia ndërkombëtare deri në fund të vitit të ketë një marrëveshje të detyrueshme, në të cilën të hyjnë edhe ndotësit më të mëdhenj të klimës Kina dhe SHBA. Edhe vendet në fazën e industrializimit si India duhet të përfshihen në këtë marrëveshje. Stavros Dimas, komisioneri i BE-së për mjedisin, shkon në konferencën e Balit me besim: "Parandjenja ime më thotë, se shanset në Bali janë të mira, për të zhvilluar bisedime gjithëpërfshirëse dhe për përcaktimin e një date të qartë përfundimtare. Ashtu si zakonisht problemet dalin tek çështje të vogla, siç është p.sh. përcaktimi i zonave në hartë, që duhet realizuar në Bali. Ka shanse për sukses dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të mobilizohet, në rast të kundërt nuk mund të ndalet më kthesa e rrezikshme e klimës."

Symbolbild Klimawandel, Grönland, Arktis, Nordpol

Si pasojë e ngrohjes globale po shkirhet akulli në Groenlandë

BE-ja synon uljen me 20% të gazrave të dëmshëm

Për të kufizuar me maksimumi 2 gradë celsius ngrohjen e Tokës, BE-ja do të nxisë të gjithë ndotësit e mjedisit që të përbetohen se deri në janarin e vitit 2020 të ulin me gati një të tretën emisionet e gazrave të dëmshëm për klimën. Vetë BE-ja ka premtuar se do t´i pakësojë me 20% gazrat e dëmshëm. Në pranverën e këtij viti në samitin e BE-së nën presidencën gjermane u morr vendimi përkatës. Stavros Dimas, komisioneri i BE-së për mjedisin thekson: "Për konferecën e Balit është pozitiv fakti, që BE-ja është e vendosur. Ne flasim atje me një zë. Ndonëse ne kemi diskutime brenda radhëve tona, për mënyrën se si do t´i zbatojmë këto masa, ne kemi arritur një konsensus, se si duhet ta luftojë bashkësia ndërkombëtare ndryshimin e klimës dhe se si mund të kontribuojë BE-ja për këtë."

Luftverschmutzung durch Autoabgase

Ndotja e mjedisit prej qarkullimit të dendut të automjeteve

BE-ja do të vendosë masa shtesë

Sipas komisionerit të BE-së evropianët janë duke kryer detyrën e tyre. Detyrimet nga Protokolli i Kiotos, që janë: reduktimi i gazrave të efektit serë me 8% do të arrihet deri në vitin 2010. BE-ja do të vendosë masa të tjera shtesë, siç janë kufizimi i gazrave të makinave apo përfshirja edhe e qarkullimit ajror në tregtimin e emisioneve të gazrave, gjë që do ta pakësojë çlirimin e gazrave të efektit serë me 11,4% deri në vitin 2012. Shifrat kanë si referencë vitin 1990 dhe kuotat e 15 vendeve të BE-së në atë periudhë. Sot janë 27 vende antare. Stavros Dimas është i bindur, se bashkësia ndërkombëtare nuk ka alternativë veçse të bjerë dakord: "Ne nuk kemi alternativë veçse t´i përshtatemi njëri-tjetrit, sepse ndryshimi i klimës ka nisur dhe më keq se kaq s´ka ku të shkojë. Ndaj është e rëndësishme që vendet më të varfëra në zhvillim të ndihmohen më shumë, sepse ato nuk kanë mjete financiare për t´i bërë ballë këtyre problemeve."

Smog Umweltverschmutzung in China

Smog në Kinë, pamje nga Beijingu


Shembulli i fundit janë përmbytjet në Bangladesh. Vendet si Kina apo India pretendojnë, se ato kanë të drejtë të ndotin ambjentin ashtu siç kanë bërë në dhjetëvjeçarët e kaluar vendet industrializuara. Por BE-ja i kundërvihet kësaj teze me kundërargumentin e vet: për çdo njeri mund të përcaktohet një kuotë maksimale e emisioneve të gazrave të dëmshme për klimën, pavarësisht nëse ky njeri jeton në një vend të industrializuar apo në një vend në zhvillim.

  • Data 30.11.2007
  • Autor Bernd Riegert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CVIJ
  • Data 30.11.2007
  • Autor Bernd Riegert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CVIJ