1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE-ja shfuqizon pjesërisht sanksionet ndaj Libisë

28 ndërmarrje, ose institucione shtetërore do të hiqen nga lista e sanksioneve për Libinë. Ndër to bëjnë pjesë gjashtë shoqëri të flotës detare, disa banka dhe sipërmarrje të naftës dhe gazit.

Nicolas Sarkozy në konferencën për Libinë në Paris

Nicolas Sarkozy në konferencën për Libinë në Paris

Ky është një sinjal i rëndësishëm politik menjëherë pas fillimit të konferencës ndërkombëtare për ndihmat për Libinë në Paris. Sanksionet ishin vendosur kundër regjimit të sundimtarit afatgjatë al-Gaddafi. Ndalimi për udhëtimin në BE të pjesëtarëve të familjes së Gaddafi-t, si dhe për bashkëpunëtorët e ngushtë e mbështetësit e despotit do të vazhdojë të mbetet në fuqi, bëhet e ditur.

Sarkozy thekson rolin e Francës dhe Britanisë së Madhe në Libi

epa02890430 French President Nicolas Sarkozy addresses the Annual French Ambassadors Conference at the Elysee Palace in Paris, France, on 31 August 2011. Sarkozy on 01 September 2011 will host a conference in Paris of friends of Libya which is seen as a chance for countries that sat on the fence during the North African nation's six-month civil war to belatedly rally to the winning side. EPA/IAN LANGSDON

Sarkozy lavdëron rolin e Evropës në misionin në Libi

Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy ka ftuar përfaqësues nga 60 vende në Paris, për t'u konsultuar së bashku mbi rindërtimin e qyteteve të shkatërruara në Libi. Sarkozy, duke u prononcuar lidhur me angazhimin e NATO-s në Libi, tërhoqi vëmendjen për rolin e Francës dhe të Britanisë së Madhe në këtë mision, duke tërhequr vëmendjen njëkohësisht, se SHBA-ja nuk do të angazhohet fort në Libi. Shprehimisht Sarkozy theksoi: "Për herë të parë qysh nga viti 1949 NATO është vendosur në shërbim të një koalicioni, që drejtohet nga dy vendet e vendosura evropiane, Britania e Madhe dhe Franca. Data e përzgjedhur është historike e madje ajo është zgjedhur pikërisht për këtë arsye. 40 vjet rresht diktatori i Libisë Muammar al-Gaddafi më 1 shtator festonte ardhjen e tij në pushtet. Këtëj e tutje kjo ditë duhet të kujtojë të ardhmen e një Libie demokratike."

Takimi zhvillohet në Paris

Fakti i zhvillimit të takimit në Paris ka të bëjë me rolin e Francës në luftën kundër Gaddafi-t. Franca bashkë me Britaninë e Madhe kanë kryer pjesën më të madhe të misionit ë NATO-s dhe më parë se të gjitha shtetet e tjera kanë njohur Këshillin e Tranzicionit të Rebelëve, sipërfaqësuesin legjitim të Libisë.

Sarkozy : angazhimi i NATO-s një ngjarje historike për Evropën

Portreti i Gadafit hiqet nga hoteli Radisson në Tripoli

Portreti i Gadafit hiqet nga hoteli Radisson në Tripoli

„Evropianët për herë të parë kanë dëshmuar, se janë në gjendje, të ndërhyjnë në formë të vendosur në një konflikt, i cili ndodh në prag të portës së Evropës. Sepse Libia është një vend mesdhetar. Mesdheu është së pari një çështje e evropianëve dhe më pas një çështje e amerikanëve“, theksoi Sarkozy.

Nëse dhe si mund ta ndihmojnë evropianët Libinë, kjo është e hapur. Nga konferenca në Paris nuk priten vendime konkrete, të paktën sa u përket ndihmave financiare. Ky takim nuk është konferencë donatorësh, këtë e theksoi zëdhënësi i qeverisë gjermane. Takimi ka më tepër karakter simbolik.

Autor: D. Junghans / V.Filaj-Ballvora (dpa, afp)

Redaktoi: Angjelina Verbica

 

DW.COM