1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

BE-ja po përgatitet që në rastin e Kosovës të gjejë një zgjidhje pa Rusinë

Temat shtypit të sotëm gjerman janë takimi i MPJ të BE-së për Kosovën dhe rasti i fundit i një aksioni të policisë në Këln, e cila arriti të ndalonte një tragjedi amoku në një gjimnaz.

default

Armët e sekuestruara në Këln

Në lidhje me Kosovën në WAZ lexojmë: "Me sa duket BE-ja po përgatitet që në rastin e Kosovës të gjejë një zgjidhje pa Rusinë. "BE-ja synon që në KS të arrihet një marrëveshje, por edhe po s'u arrit një e tillë, kjo s'do të thotë se botës i erdhi fundi" - tha Havier Solana në përfundim të takimit të MPJ në Bruksel. Gjithësesi në rast se shqiptarët e Kosovës do të shpallin në mënyrë të njëanshme pavarësinë, BE-ja do të ndodhej përpara një gjendjeje të vështirë. Shtete në të cilat jetojnë pakica të mëdha etnike, si Qiproja, Spanja apo Sllovakia shohin në një veprim të tillë një rast precedent. Për këtë MPJ portugez Amado, në funksionin e kryetarit të radhës së BE-së e la të hapur çështjen nëse në rrethana të tilla BE-ja do të ishte patjetër e vendosur njëzëri për njohjen e Kosovës. Po ashtu BE-ja është e shqetësuar, se pavarësia e Kosovës mund të shkaktojë trazira edhe në shtetin multi-etnik të Bosnje-Hercegovinës."

Temë tjetër e gazetave të sotme gjermane është rasti i fundit i një aksioni të policisë në Këln, e cila arriti të ndalonte një tragjedi amoku në një gjimnaz.

"Frankfurter Rundschau" thekson se përgjegjëse për zhvillime të tilla nuk janë lojrat kompjuterike por në radhë të parë sistemi shkollor në Gjermani. "Fajin e kanë lojrat kompjuterike që himnizojnë dhunën. Duhet ashpërsuar ligji për mbajtjen e armëve, sepse të miturit kanë të drejtë të blejnë armë. Policia duhet të observojë shkollat për të zbuluar me kohë njerëzit e rrezikshëm.Të gjitha këto kërkesa janë groteske, sepse në këtë mes harrohet se shkaku kryesor, që i bën të miturit të ndërmarrin akte të tilla është dëshpërimi që ata përjetojnë prej sistemit shkollor. Ata nuk qëllojnë ndaj nxënësve të tjerë, sepse kanë luajtuar shumë counterstrike. Ajo që i bën të tërheqin këmbëzën e armëve është ndjenja se mund të dështojnë në shkollë dhe përbuzja që mund të kenë përjetuar atje.

"Neue Westfälische" (Bielefeld): "Rreziku u shmang, por frika dhe shtangia mbeten. Për pak në Gjermani desh ndodhi një rast tjetër vrasjeje në gjendje amoku në një shkollë. Dëshira për të vrarë të tjerët ishte e pranishme, por vullneti për ta realizuar atë mungonte. A duhet të biem tani në gjendje qetësie? Jo, një gjë e tillë do të ishte e gabuar. Mbrojtje absolute dhe receta të përgjithshme për t'u mbrojtur nga ngjarje të tilla nuk ka. Por megjithatë ka tregues të ndryshëm dhe në shumicën e rasteve edhe ndokënd, i cili merr vesh ndonjë gjë në lidhje me plane të tilla të tmerrshme. Nxënësit vigjilentë të gjimnazit të Këlnit, të cilët ndeshën në internet të dhëna për këto plane bënë tamam atë që duhet të bënin: ia njoftuan këto të dhëna policisë."


Së fundi për këtë temë citojmë nga gazeta «Nürnberger Nachrichten» e cila shtron pyetjen: "A mund të parashikohen zhvillime të tilla, kur në shoqëri kemi prindër, që nuk e dinë se ç'ndodh dhe ç'mendojnë djemtë e tyre; mësues që nuk përballojnë dot as mësimin dhe nuk janë në gjendje të marrin përsipër edhe rolin e psikologut të shkollës; bashkënxënës që shpesh nuk e kuptojnë se sa rëndë i fyejnë shokët e klasës kur tallen me ta me mendjelehtësi. Më tepër se sa thirrjet për ndërhyrje nga shteti në këtë mes do të ndihmonte më tepër vëmendje në sjelljen ndaj njëri-tjetrit. Ne duhet të tregohemi të kujdesshëm kur shohim që dikush mblidhet në guackën e vet. Dakord kjo është një detyrë e vështirë dhe shpesh ai që tregon njerzillëk ndaj të tjerëve përqeshet, por kjo është ndoshta e vetmja mënyrë për ta shpërtuar tjetrin prej dhimbjes."

  • Data 20.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CJON
  • Data 20.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CJON