1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE-ja nuk shpërbëhet dot kaq shpejt

Për shkak të krizave ideja e Evropës ka kaluar në sfond. Por një studim treguar se ka ende shumë potencial për kohezionin në Evropë.

Referendumi i BE-së në Britaninë e madhe dhe ngritja e partive kritike ndaj BE-së si AfD në Gjermani, Lëvizja Pesë Yje në Itali, Fronti Kombëtar në Francë apo PiS në Poloni rrezikojë kohezionin në Evropë. Por çfarë është saktësisht ky "kohezion"? Dy organizata lobiiste pro-evropiane "Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë" (ECFR) dhe fondacioni privat Mercator prezantuan në Berlin një "Monitor të Kohezionit të BE-së" ("EU Cohesion Monitor").

Monitori bazohet në një të ashtuquajtur desktop në kërkim, pra në sondazhe të hapura për këdo, kryesisht të Euro-Barometrit, të Komisionit të BE-së dhe të dhënave të tjera. Të dhënat e mbledhura janë rishqyrtuar dhe janë rivlerësuar sipas dhjetë indikatorëve mbi kohezionin në 28 vendet e BE-së. Katër tregues (experience, engagement, attitudes, approval) ofrojnë informacion në lidhje me marrëdhënien individuale të qytetarëve evropianë ndaj Bashkimit Evropian. Gjashtë treguesit e tjerë (resilience, economic ties, funding, neighbourhood, policy integration, security) pasqyrojnë shkallë përkatëse të kohezionit strukturor.

Fokusi kryesor i monitorit është një krahasim mes viteve 2007 dhe 2014 - dmth para dhe pas krizës financiare. "Shtetet po largohen nga njëri-tjetri", tha eksperti për Evropën pranë ECFR-së, Josef Janning. Megjithatë parë në tërësi "niveli i kohezionit" është relativisht i qëndrueshëm - ky është përfundimi për vitin 2014.

Evropa lindore histori suksesi

Vendet baltike dhe ato të Vishegradit janë ngjizur më intensivisht me Evropën gjatë vitit 2014, tha Janning. Kohezioni strukturor është rritur dhe kjo është një histori e madhe suksesi e zgjerimit të BE-së drejt lindjes.

Megjithatë kjo lëvizje zhvillohet në mënyrë asimetrike, tha Janning. "Zhvillimeve në nivel makro, nuk u përgjigjen zhvillime përkatëse në nivel mikro." Që do të thotë se njerëzit pavarësisht rritjes së fluksit të parave nga Brukseli dhe tregtisë mes shteteve, nuk janë në qëndrimin e tyre personal më dashamirës ndaj BE-së.

Shtimi i populistëve

Tepër interesante janë vlerat e monitorit për Britaninë e Madhe. Në asnjë vend tjetër të BE-së nuk ka vlera më të ulëta për kohezionin strukturor se sa aty. Por në monitor nuk ka të dhëna në lidhje me ndikimin e krizës së refugjatëve që arriti pikun në vitin 2015 si dhe për forciminin e forcave populiste në BE. Megjithatë Janning mendon se debatet aktuale për refugjatët ndikojnë më pak se sa mendohet ndaj kohezionit strukturor. Kjo sepse burimet e këtij kohezioni janë, sidomos sa u përket lidhjeve ekonomike, shumë më të gjëra.

Ai theksoi se kohezioni nuk rritet vetëm si rezultat i masave politike dhe ekonomike dhe se politika për kohezionin duhet jetë më individuale, sepse shtetet reagojnë ndaj krizave në forma të ndryshme.

Dobësi të monitorit

Përfaqësuesi i Komisionit Evropian në Gjermani, Richard Kuhnel e vlerësoi monitorin për qasjen e tij analitike, ai sigurisht është shumë i dobishëm për komunikim politik.

Por monitori ka krahas faktit që nuk është shumë aktual dhe mungesës së sondazheve dhe mbledhjes së të dhënave të bëra kinse për të, edhe dy dobësi të tjera. Në të mungon një diferecim sipas grupmoshave si dhe fusha e arsimit dhe e kulturës - sepse për to mungojnë të dhënat sqaroi Janning.

Sidomos festivali Eurovision Song Contest (ESC), i cili u nderua në fund të prillit me Medaljen Karl, një çmim prestigjioz i mediave evropiane, si "aktiviteti më evropian i të gjitha aktiviteteve" mund të jetë një subjekt i mirë për studime të tjera.