1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

BE-ja nuk ka kompetencë për njohjen e një shteti

Çështja, nëse shtetet e BE-së e njohin një shtet të tretë ka shumë rëndësi në rast se është fjala për të lidhur marrëveshje me këtë shtet.

default

MPJ të BE-së diskutuan për Kosovën

Një shtet njihet në bazë të së drejtës ndërkombëtare nga shtetet e tjera. BE nuk ka kompetencë për njohjen e një shteti. Kjo është çështje vetëm e 27 shteteve anëtare. Megjithatë çështja, nëse shtetet e BE-së njohin një shtet të tretë, mund të ketë shumë rëndësi në të ardhmen, kur të jetë fjala p.sh. për të lidhur marrëveshje me këtë shtet apo për të biseduar për pranimin e tij në BE. Deklarata publike e një ministri të jashtëm, se do ta njohë një shtet tjetër, ka vlerë politike, por jo juridike.

Në Gjermani një vendim të tillë duhet ta marrë kabineti dhe në fund presidenti nënshkruan shkresën zyrtare. Në rastin e njohjes së Sllovenisë më 18 dhjetor 1991 letra e presidentit të atëhershëm gjerman, Richard von Weizsäcker, drejtuar presidentit slloven niste me këto fjalë. "Zoti president, kam nderin, t´ju njoftoj, që RFGJ e njeh republikën e Sllovenisë si shtet të pavarur. Populli gjerman përshendet Slloveninë si anëtare të re të bashkësisë së shteteve të pavarura të botës."

Konsens i plotë sundon në radhët e ekspertëve të së drejtës publike, që me njohjen pushteti shtetëror nuk duhet të jetë krejtësisht i konsoliduar, por megjithatë "në një masë të madhe" i realizuar. Ministrat e jashtëm të BE-së vendosën në dhjetor të 1991, që njohja nga shtetet e veçanta të BE-së duhet të ndodhë vetëm atëherë, kur p.sh. të jenë të garantuara të drejtat e njeriut dhe të pakicave si dhe garantohet edhe pacënueshmëria e kufijve. Sfond i vendimit ishte zemërimi për vendimin e atëhershëm të qeverisë gjermane për njohjen e Sllovenisë dhe Kroacisë.

  • Data 19.02.2008
  • Autor Angjelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D9cc
  • Data 19.02.2008
  • Autor Angjelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D9cc