1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE-ja ndihmon Libinë në luftimin e imigracionit ilegal

Policët gjermanë kanë trajnuar forcat e sigurisë në Libi, një ngjarje që ka shkaktuar shumë habi në Gjermani. Por në Libi, trajnimi i policëve nga të huajt është diçka më se normale.

default

Flamuri libian dhe i BE-së

Po të dalësh nëpër rrugët e kryeqytetit libian, Tripoli, të bënë përshtypje që gati nuk gjen asnjë këmbë polici. Në pamje të parë, gjithçka duket e qetë në republikën e Libisë, aparati shtetëror funksionon, qytetarët janë të bindshëm.

Por Libia ka një problem: Këta janë migrantët e paligjshëm: Sipas organizatave të refugjatëve, numri i të ardhurave nga thellësia e Afrikës e që presin të kapërcejnë Mesdheun në drejtim të Evropës, ka arritur tashmë në dy milionë. Gjendja e tyre nuk është aspak e mirë, siç thotë Arrow nga Nigeria: “Është shumë e vështirë të jetosh këtu, nuk ke liri. Njerëzit të provokojnë po të panë në rrugë. Të gjuajnë me gurë, ose duan të konvertojnë në mysliman. Unë për vete jam i krishterë. Por ky nuk është i vetmi problem. Sa të shohin që je i zi e mbyllin hundën dhe thonë: "Ti mban erë!".


Por as në anën tjetër të bregut nuk i mirëpresin migrantët. Bashkimi Evropian ka marrë një sërë masash së bashku me qeverinë e Gaddafit që të pengojë kalimin e migrantëve nga bregu libian në drejtim të Italisë. Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM) ka disa vite që trajnon policë libianë për llogari të Italisë. Laurence Hart është drejtuesi i zyrës së IOM-së në Tripoli. "Organet libiane duan ta forcojnë personelin policor për ta përballuar më mirë problemin e migracionit. Trajnimet tona janë të llojeve të ndryshme. Për shembull, ne u tregojmë policëve se si të dallojnë dokumentat e falsifikuara dhe si të sillen me viktimat e bandave të trafikantëve", thotë Hart.


Libia ka gjashtë milionë banorë dhe këtyre u shtohen njëmilionë e gjysmë imigrantë ekonomikë dhe të paktën dy milionë ilegalë. Falë disa ndryshimeve në politikën e jashtme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 2006 e hoqën nga lista e vendeve sharlatanë. Në planin e brendshëm, ky transformim sapo ka filluar.

  • Data 05.04.2008
  • Autor Esther Saoub
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DchB
  • Data 05.04.2008
  • Autor Esther Saoub
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DchB