1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

BE-ja kërkon prej vendeve të Ballkanit të mos abuzojnë me liberalizimin e vizave

Sipas medieve belge, rreth 300 shtetas të Serbisë dhe Maqedonisë, kryesisht shqiptarë, kanë paraqitur kërkesa për azil me pretendimin se janë të përndjekur.

default

Komisioni Evropian i bëri thirrje dje (2.3.) vendeve të Ballkanit, që së fundi morën të drejtën e hyrjes pa viza në zonën Schengen, t'u thonë qytetarëve të tyre të mos abuzojnë me sistemin. Kjo deklaratë vjen pas njoftimit nga Belgjika të rritjes së dukshme të azilkërkuesve. Sipas medieve belge, rreth 300 shtetas të Serbisë dhe Maqedonisë, kryesisht shqiptarë, kanë paraqitur kërkesa për azil me pretendimin se janë të përndjekur. Duke reaguar ndaj këtyre njoftimeve, zëdhënësi i Komisionit, Michele Cercone, tha se "pjesa më e madhe e aplikimeve për azil janë bërë për shkaqe ekonomike dhe kanë shumë pak shanse të pranohen". Cercone kërkoi me tej me insistim nga "vendet, që së fundi përfituan nga liberalizimi i vizave, të bëjnë përpjekjet e nevojshme për të shmangur keqkuptimin, apo keqpërdorimin nga shtetasit e tyre të lirisë së lëvizjes në BE pa viza".

Në një prononcim për Deutsche Welle-n, Sekretari i shtetit për politikën e imigracionit në Belgjikë, Melchior Wathelet, shpjegon: "Janë dy arsye kryesore për ardhjen e azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia: së pari, këta njerëz marrin informacione të gabuara në vendet e origjinës, se duke ardhur në territorin belg do t'u jepen menjëherë strehë dhe para. Kjo nuk është e vërtetë. Elementi i dytë ka të bëjë me komunitetin në Belgjikë të personave nga Maqedonia dhe Serbia, të cilët në një farë mënyre i përforcojnë këto informacione të gabuara. Por nuk duhet harruar se ata jetojnë në mënyrë të ligjshme në Belgjikë. Sapo të ardhurit rishtaz hyjnë në territorin belg, e kuptojnë që këto nuk janë të vërteta dhe kërkesat e tyre për azil politik në asnjë mënyrë nuk do të pranohen, pasi shkaqet janë thjesht ekonomike. Ata do të kthehen mbrapsht në vendet e origjinës."

Autor: Eliana Xhani

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 03.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MIf5
  • Data 03.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MIf5