1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE-ja duhet të rishikojë rolin e saj në Afganistan dhe Pakistan

Si mund të arrihet stabilizimi i Afganistanit dhe Pakistanit dhe ç’rol mund të luajë për këtë Bashkimi Europian? Për këtë çështje po diskutohet në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e BE-së.

default

Pino Arlacchi, eurodeputet liberal dhe raportuesi i Parlamentit për Afganistanin, menjëherë kërkoi sqarime prej BE-së. Koncepti zyrtar "strategji e re", ishte për atë shumë e eksagjeruar.

"Ne kemi nevojë për një strategji të re. Ndoshta kemi nevojë për një strategji civile, sepse ndërhyrja e BE-së në këtë vend deri ani nuk ka qenë e harmonizuar sa duhet dhe duket se ka pasur shumë pak efekt", tha ai.

Por shumë përfaqësues të BE-së mendojnë se problemi më i madh në përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin e vendit është vet qeveria afgane. Politikanë të BE-së kanë akuzuar qeverinë për manipulime në votime dhe për korrupsion. Në emër të presidencës suedeze të radhës, ministrja e BE-së Cecilia Malmström shtoi tani indirekt edhe kritikën për mosveprim.

"BE pret nga Presidenti Karzai dhe qeveria e tij

Cecilia Malmström Flash-Galerie

Cecilia Malmström

një udhëheqje të fortë dhe një angazhim më të madh. Pesë vjet pa ndryshime nuk mund të justifikohen. Tani do të duhej të garantohej që shteti afgan të merrte përsipër përgjegjësinë dhe që bashkësia ndërkombëtare të merrte përsipër vetëm një rol mbështetës", theksoi ajo.

Roli i BE-së

Por rolin e saj si stabilizuese BE-ja e sheh në dy drejtime të përmbledhura: gjeografik, sepse Afganistani, Pakistani dhe vendet e tjera janë të përfshira në një rajon dhe të brendshëm si bashpëveprim i masave të sigurisë politike, civile dhe të rindërtimit. Përfaqësuesja e re e politikës së jashtme në BE, Catherine Ashton e përshkruan rolin në një mënyrë të tillë: "Azia e jugut po pëballet çdo ditë me ekstremizmin, si në fushëbetejën në Helmand, rrugët e Peshavarit, në Lahore-s apo Ravalpindi. Vetëm me mjetet ushtarake ne nuk do të mund të arrijmë asgjë, por duhet të arrijmë një mjedis të sigurtë pa tensione dhe pabarazi."

Një angazhim i tillë kushton para. Dhe vetëm në Afganistan BE-ja dhe vendet anëtare të saj investojnë çdo vit rreth një miliard euro, rreth një e pesta e produktit social afgan vjetor, llogarit raportuesi Arlacchi. Megjithatë, sipas deputetit të ekologjistëve, Reinhard Bütikofer, mungojnë paratë për pikat kritike.

Parteitag der Grünen

Reinhard Buetikofer

"Përse ne nuk financojme policët e trajnuar, që ata të mos kalojnë në anën e zotëve të luftës apo talibanëve? Kjo kushton më pak para dhe është shumë efikase. Europa thotë fjalë të mëdha, por është për turpërim kur shikon se sa të vogla dhe jo adekuate janë veprat e Europës."

Duket se debatet në BE për qasje të drejtë në Afganistan dhe gjithë rajonin e atjeshëm kanë nisur tani seriozisht.

Autor: Christoph Hasselbach/Mimoza Cika - Kelmendi

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 17.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L6AL
  • Data 17.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L6AL