1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE-ja duhet të bëhët më tërheqëse për studentët e huaj

Vizat për në BE për studentët dhe shkenctarët nga vendet jo anëtare kanë një procedurë të komplikuar. Komisioni Evropian tani do t'i lehtësojë rregullat për studentë dhe akademikë.

Sapo presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso, komunikoi në konferencë shtypi masat për shpëtimin e Qipros, një student i afrohet mikrofonit në sallën e shtypit të Komisionit Evropian në Bruksel: Bellarminus Kakpovi vjen nga Benini dhe studion në Bruksel shkencat e komunikimt politik. Por rruga e tij deri tek një universitet i Evropës nuk ka qenë e lehtë. Ai tregon rreth vështirësive në marrjen e vizës: “Më është dashur të pres më shumë se tre muaj për vizën time. Studentët që shkonin për të studiuar në Francë, e merrnin vizën e tyre vëtëm pas dy javësh. Unë nuk mund ta kuptoj si është e mundur që kjo çështje të trajtohet në mënyra kaq të ndryshme brenda BE-së”.

Kopkavi tani po zhvillon një vizitë tek komisionerja e BE-së për Politikën e Brendshme, Cecilia Malmström. Ajo është duke prezantuar programin e saj të ri, që do të lehtësojë kushtet e marrjes së vizave për studentët nga vendet e treta. Para se politikania të dalë para publikut në konferencën e shtypit ajo ia lë radhën studentit nga Afrika, për të treguar lidhur me vështirësitë dhe përvojën e tij me burokracinë evropiane.

Komisionerja e BE-së për Politikën e Brendshme, Cecilia Malmström

Komisionerja e BE-së për Politikën e Brendshme, Cecilia Malmström

Lëvizja nga një shtet i BE-së në tjetrin është e vështirë

Çdo vit, më shumë se 200.000 studentë dhe studieus nga vendet, që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, shfrytëzojnë mundësinë e qëndrimit në BE, për një afat të kufizuar kohor. Procedura e marrjes së vizave nuk është e rregulluar njësoj në të gjitha shtetet anëtare. Çdo shtet ka rregullat e veta, në lidhje me mundësinë e studimit të studentëve dhe shkenctarëve, që vijnë nga vendet e treta. Gjithashtu i vështirë mbetet kalimi nga një shtet anëtar në shtetin tjetër.

Me qëllim që BE-ja në të ardhmen të bëhët një zonë tërheqëse për shkenctarët e talentuar dhe të jëtë e aftë të konkurrojë në tregun ndërkombëtar me SHBA-në dhe Australinë, Brukseli do të unifikojë politikën në të gjitha vendet anëtare mbi procedurën e lëshimit të vizave. Gjithashtu BE-ja synon t'i përmirësojë kushtet e studimit për akademikët e rinj. Të gjitha shtetet anëtare duhet të vendosin brenda një periudhe kohore prej 60 ditësh në lidhje me çështjen e lëshimit të vizave. Gjithashtu do të lëhtësohet lëvizja brenda për brenda universiteteve evropiane të vendeve që janë anëtare të BE-së. Krahas kësaj studentët do të kenë të drejtë të punojnë deri në 20 orë në javë.

Masa të tjera janë të nevojshme

Ulrich Grothus nga Shërbimi i Shkëmbimit Akademik të Gjermanisë (DAAD) pajtohet me qëndrimin e Komisionit Evropian, që Evropa duhet të bëhët më tërheqëse për studentët nga vendet e treta. Por ai thekson çështje të tjera problematike në këtë drejtim. “Kërkesat për studimin e degëve të nivelit master në gjuhën angleze në Gjermani janë shumë më të larta krahasuar me mundësitë që ofrohen.” Në këtë drejtim duhet të bëhen përmirësime. Gjithashtu njohja e diplomave dhe pranimi i studentëve duhet të vendoset mbi baza individuale dhe jo duke i klasifikuar ata sipas shteteve: “Një student nga Amerika që ka përfunduar arsimin e mesëm atje mund të konkurrojë pa problem në të gjitha universitetet më të mira në SHBA, por këtu në Gjermani ky kualifikim nuk është i mjaftueshëm, për t'u regjistruar në një universitet.” Prandaj, Grothus e sheh të udhës që të krijohet një sistem i përgjithshem testimi për studentët e huaj që aplikojnë. Por sa janë mundësitë reale që ky sistem testimi mund të organizohet me rregulla të njëjta për të gjitha vendet e BE-së është ende e pasigurtë, duke pasur parasysh sistemet e ndryshme të shkollimit dhe të edukimit në këto shtete.

Një hap në drejtimin e duhur

Sandra Haseloff, përfaqësuese e shoqatës Alexander von Humboldt, e cila përkujdeset për bashkpunimin ekonomik, sheh në propozimet e reja të BE-së një hap të rëndësishem: „Unë mendoj dhe shpresoj, që do të arrihen lehtësime të mëdha në këtë drejtim. Sidomos sa i përket afatit kohor të marrjes së vizave, por gjithashtu edhe mobilitetit të studentëve brenda BE-së, nëse ata p.sh. janë të involvuar në projekte të doktoraturës në vende të ndryshme të Evropës. E drejta për të punuar 20 orë në javë, sipas Haseloff është ngarkesë mjaft e lartë krahas studimit intensiv. Për momentin ligji në Gjermani u mundëson studentëve të huaj, që të punojnë rreth 120 ditë pune në vit me orar të plotë, apo 240 ditë pune me orar të përgjysmuar. Një ligj i përgjithshem për të gjitha shtete e BE-së aktualisht nuk ekziston. Parlamenti dhe Komisioni Evropian tani do të diskutojnë në lidhje me propozimin e komisioneres Malmström. Komisioni i BE-së shpreson se rregullat e reja mund të gjejnë zbatim nga viti 2016.

Me shpresë që Bellarminus Kakpovi deri atëherë do t'i këtë përfunduar studimet e tij në Belgjikë