1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

BE-ja dënon Google me një gjobë miliardëshe

Komisionerja e BE-së për konkurrencën Vestager e akuzon Google se ka abuzuar me pozitën e vet dominuese si instrument kërkimi në internet.

Koncerni amerikan duhet të paguajë 2.42 miliardë euro, sepse kur dikush kërkon me google i shfaqen të parat ofertat për online shopping të vetë këtij koncerni dhe kjo përbën disavantazh për konkurrentë, thanë mbikqyrësit e BE-së për konkurrencën.

"Google ka abuzuar me pozitën e vet dominuese si instrument kërkimi në internet," tha komisionerja e BE-së për konkurrencën, Margrethe Vestager.

Koncerni amerikan "e vendos shërbimin e tij për krahasimin e çmimeve në krye të rezultateve të kërkimit  dhe i rendit poshtë shërbimet e krahasimit të firmave konkurrente" Vestager tha se me këtë veprim google "pengon mbi të gjitha konsumatorët evropianë që të zgjedhin vërtet mes shërbimeve të ndryshme dhe të përfitojnë plotësisht prej të mirat e inovacionit."

EU Kommissarin Vestager zur Google Strafe (Reuters/F. Lenoir)

Komisionerja e BE-së për konkurrencën, Margrethe Vestager

Afat 90 ditor

Komisioni Evropian kërkon që Google të heqë dorë nga kjo praktikë brenda 90 ditëve. Në rast të kundërt do të dënohet me gjoba deri në pesë për qind të xhiros mesatare ditore në mbarë botën të kompanisë së saj mëmë Alphabet.

Sipas raporteve financiare Alphabet kishte në vitin 2016 një xhiro prej 90 miliardë dollarësh, që do të thotë një xhiro ditore prej 247 milionë eurosh.

Koncerni Google deklaroi se është i një mendimi tjetër dhe se do të shqyrtojë nëse do të apelojë kundër vendimit. Sipas google Komisioni Evropian nuk merr parasysh koncernin më të madh tregtar online Amazon dhe se shumë platforma të tjera tregtare online përdorin aplikacione të ndryshme për celularë për të thithur sa më tepër klientë.

Në rast se google do te shkojë në apel, atëhere ky proces mund të zgjasë me vite.

 

 

pp/(dpa, rtr)