1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

BE-ja ashpërson sanksionet ndaj Koresë së Veriut

Sanksionet ndaj Koresë së Veriut dhe mjete "jo-vdekjeprurëse" e "mbështetje teknike" për popullsinë civile në Siri.

Bashkimi Evropian reagoi ndaj provës së fundit bërthamore të Koresë së Veriut me ashpërsimin e sanksioneve kundër këtij vendi. "Kjo është një përgjigje ndaj një programi bërthamor, i cili përbën kërcënim jo vetëm për rajonin por edhe për arkitekturën e sigurisë në botë," tha ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle (FDP) në Bruksel.

Belgien EU Außenminister Treffen in Brüssel Guido Westerwelle

Guido Westerwelle

"Koreja e Veriut shkel me provat me raketa bërthamore marrëveshjet ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare civile." - tha Westerwelle. Prandaj ashpërsimi i sanksioneve është "në interes të paqes, të mospërhapjes së armëve bërthamore dhe të stabilitetit të rajonit." theksoi ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle.

"Unë jam i bindur se ndaj regjimit të Koresë së Veriut duhet mbajtur qëndrim i ashpër dhe duhen ashpërsuar sanksionet ekzistuese," tha edhe ministri i Jashtëm i Luksemburgut Zhan Aselborn.

Prej sanksioneve janë të prekur jo vetëm personat që merren me tregti, por edhe firma të tilla që bëjnë tregti me mallra që mund të përdoren për prodhim armësh. Fjala është p.sh. për ngrirje llogarish bankare apo për ndalimin e furnizimeve me disa lloje alumini që përdoren për ndërtimin e rraketave bërthamore.

Sanksionet e BE-së prekin edhe sektorin financiar të Koresë së Veriut. Kështu ndalohet blerja e obligacioneve qeveritare koreanoveriore. Po ashtu ndalohet edhe tregtia e diamanteve, arit dhe metaleve të tjera të çmueshme me qeverinë e Koresë së Veriut. Bankave koreanoveriore u ndaohet të hapin degë në BE. Edhe bankave nga vendet e BE-së nuk u lejohet të zgjerojnë veprimtarinë në Korenë e Veriut.

Jo furnizime me armë për opozitën siriane

Bashkimi Evropian ka vendosur ta zgjerojë mbështetjen e tij për kundërshtarët e presidentit sirian Bashar al-Asad, por është dakord për furnizimin me armë. Ministrat e Jashtëm të BE-së ranë dakord në Bruksel që të lejojnë vetëm furnizimin me mjete "jo-vdekjeprurëse" për mbrojtjen e popullsisë.

Për shkak të luftës civile në Siri, BE-ja ka miratuar një numër sanksionesh duke përfshirë edhe një embargo të plotë armësh, e cila prek si trupat e Assadit dhe forcat opozitare. Ministrat e Jashtëm të BE-së ranë dakord për t'i zgjatur edhe me tre muaj sanksionet përfshirë dhe embargon e armëve, të cilat skadojnë në fund të muajit.

Mjete "jo-vdekjeprurëse" dhe "mbështetje teknike"

Belgien EU Außenminister Treffen in Brüssel William Hague

William Hague

Në këtë mënyrë ministrat e jashtëm të BE-së hodhën poshtë një kërkesë të Britanisë së Madhe për të lehtësuar embargon e armëve në favor të koalicionit opozitar kombëtar në Siri. "Në Siri mungojnë shumë gjëra, vetëm armë jo," tha ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Zhan Aselborn. Si kompromis, ministrat e Jashtëm ranë dakord për furnzime në të ardhmen me mjete "jo-vdekjeprurëse" dhe për "mbështetje teknike" për mbrojtjen e popullsisë civile. Si shembuj të kësaj ndihme dhe mbështetjeje për mbrojtjen e popullsisë civile MPJ gjerman Westerwelle përmendi shpërndarjen e jelekëve të blinduara trupit ose të detektorëve.

Sekretari i Jashtëm britanik William Hague u shpreh i kënaqur me vendimin. Ky vendim është "jashtëzakonisht i rëndësishëm" dhe mundëson mbështetje më të madhe me pajisje dhe ndihma, tha Hague.